Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të GUXO-së, Fatos Gecit në Kuvendin e Kosovës, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ajo ka thënë se Geci nuk e meriton as të thirret deputet.
“S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se VV duhet të distancohet nga ai.
“Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe VV nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet të iu vie turp”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net













