Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një videomesazh, me të cilin ka kritikuar ashpër Albin Kurtin e Vetëvendosjes për lojërat politike dhe zhagitjen e procesit për zgjedhjen e presidentit.
Hamza ka thënë se ofertat e minutave të fundit ishin vetëm lojëra të Kurtit.
“Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme”, ka thënë Hamza.
“Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor”, ka thënë ai.














