Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-polici e pranon se e rrahu kolegen e tij, pasi dyshoi se e kishte tradhtuar

25/04/2026 - 22:10
në Lajme
A A
Ish-polici e pranon se e rrahu kolegen e tij, pasi dyshoi se e kishte tradhtuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

A keni dëgjuar ndonjëherë për një polic që ka dhunuar të dashurën e tij, po ashtu police, ndërsa gjykata ia ka rikualifikuar veprën penale dhe në fund gjyqtari Veton Ademi i ka shqiptuar një gjobë, e cila më shumë është nënçmim për viktimën sesa drejtësi?

Ish-rreshteri në Stacionin e Policisë në Pejë, Senad Hamziç, një zyrtar i betuar për të ruajtur rendin dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, më 15 maj 2022, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ka kryer një akt të rëndë ndaj një gruaje, e cila për një periudhë kishte qenë edhe e dashura dhe kolegia e tij.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Pejë, i dyshuari, në gjendje të dehur, ka shkuar me veturën e tij te një market, ku e ka marrë të dëmtuarën F.K. Pas qëndrimit në një lokal, ku ka vazhduar të konsumojë alkool, ata janë nisur me veturë.

Gjatë rrugës, një dyshim për tradhti ka shkaktuar fillimisht një përplasje verbale, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike. Brenda veturës, ish polici e ka shtyrë viktimën, ndërsa pasi ajo ka dalë jashtë, ai e ka ndjekur.

Ai e ka goditur me shkelm në kofshë, e ka kapur për krahu dhe e ka tërhequr me forcë drejt veturës, ku e ka sulmuar me grushte dhe shuplaka në fytyrë dhe kokë. Edhe pasi ajo ka rënë në tokë, dhuna ka vazhduar me goditje në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e goditjeve, viktimës i është shkaktuar gjakderdhje nga hunda. Në një moment, ajo ka arritur të largohet, por i dënuari tashmë nga gjykata, e ka ndjekur sërish, e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë, për ta futur me forcë në veturë dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, përfshirë dëmtime në kokë dhe trup, si dhe në krahun e majtë, të shoqëruara me gjakderdhje nënlëkurore.

Ndonëse Hamziç nuk e ka pranuar fajin, gjykata ka vërtetuar se ai ka kryer veprën penale dhe e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë, duke ia llogaritur edhe ditët e kaluara në arrest shtëpiak. Ai ka qëndruar në arrest shtëpiak nga 15 maji 2022 deri më 9 qershor të po atij viti, gjithsej 25 ditë. Nëse një ditë në arrest shumëzohet me 20 euro, sipas aktgjykimit ai do të paguante rreth 2.500 euro për gjithë periudhën.

F.K., e pakënaqur me vendimin, është ankuar në Gjykatën e Apelit. Në seancë, Hamziç e ka pranuar veprën për të cilën është dënuar.

Gjyqatri në Gjykatën Themelore në Pejë, Veton Ademi, vendimin e tij e ka arsyetur kështu:

Si rrethana lehtësuese janë marrë parasysh sjellja e tij gjatë seancave gjyqësore, fakti që është kryefamiljar dhe i papunë, si dhe që nuk ka qenë më parë i dënuar për vepra penale.

Megjithatë, mbetet e diskutueshme fakti se gjykata nuk ka marrë parasysh që në kohën e kryerjes së veprës ai ka qenë polic, pra një person që duhej të njihte dhe respektonte ligjin.

Insajderi ka monitoruar edhe seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë. Megjithatë, ajo nuk ka zgjatur shumë, pasi gjyqtari Ademi ka vendosur që mediat të mos marrin pjesë në seancë. Kjo pasi është pranuar kërkesa e avokatit të të akuzuarit dhe e prokurores së rastit, të cilët kanë vlerësuar se publikimi mediatik nuk i konvenon të akuzuarit.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë