Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi emëron tre anëtarët e KSHC-së të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

27/04/2026 - 16:15
në Lajme
A A
Kuvendi emëron tre anëtarët e KSHC-së të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës më 57 vota pro, katër kundër dhe një abstenim ka emëruar tre anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Emrat e miratuar janë: Driton Vela dhe Florim Gallopeni me mandat prej katër vjetësh, ndërsa Shkurtë Bajgora me mandat prej dy vjetësh.

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku, tregoi procedurën.

“Në njoftimin e agjencisë specifikohet se, nga praktikat e pesë viteve të fundit, mund të konkludohet se fushat më urgjente për plotësimin e anëtarëve të KSHC-së janë:

1. Shkencat sociale dhe humane; dhe

2. Mjekësia.

Më 1 prill 2026, kjo çështje është adresuar te Zyra e Sekretares së Përgjithshme në ministri. Më 7 prill kam pranuar kërkesën nga Departamenti për Arsim të Lartë për shpalljen e thirrjes publike për nominime.

Pas aprovimit të kësaj kërkese, është shpallur thirrja për nominime, e vlefshme nga 7 prilli deri më 15 prill, për tre anëtarë të KSHC-së. Më 17 prill është emëruar komisioni për shqyrtimin e dokumentacionit të aplikantëve për anëtarë të KSHC-së.

Përbërja e komisionit është caktuar sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, respektivisht pesë anëtarë, të cilët vijnë nga: Konferenca e Rektorëve; administrata e MASHT-it; përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; përfaqësues nga partneri zhvillimor ndërkombëtar aktiv në fushën e arsimit; si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, aktiv në fushën e arsimit.

Komisioni është takuar më 20 prill në mëngjes për të shqyrtuar aplikimet, duke konstatuar se janë 10 kandidatë të nominuar për tri pozitat përkatëse. Më 21 prill, komisioni dorëzoi raportin përfundimtar te ministri.

Sipas raportit, për shkencat mjekësore janë katër kandidatë që plotësojnë kriteret: Driton Vela, Jeta Kelmendi, Armond Daci, Agreta Gashi.

Dy nga shkencat humane: Florim Gallopeni, Shkëlqim Millaku.

Dhe dy nga radhët e studentëve: Burt Bajrora, Zana Shabani Ismajli.

Ndërsa për dy të tjerë, Mustafa Demhasaj dhe Hajrizi, është konstatuar se nuk i plotësojnë kriteret. Nga këta tetë kandidatë të kualifikuar, më 21 prill, i kam propozuar tre emra për pozitat përkatëse në Qeveri. Qeveria e ka miratuar këtë propozim-vendim me votim elektronik dhe i njëjti është dërguar Kuvendit të Republikës”, tha Çeku.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, pati kritika për emrat e paraqitur.

“Në vazhdën e këtyre dështimeve të Qeverisë Kurti, sot në këtë seancë jemi të gjithë dëshmitarë të tentativës së qartë për politizim në arsim. Rasti i fundit është përshpejtimi dhe ndërhyrja në bordet e institucioneve të pavarura, si Agjencia e Akreditimit.

Institucionet që duhet të jenë garant i cilësisë, institucione të pavarura dhe profesionale, realisht dhe fatkeqësisht po rrezikojnë të shndërrohen në instrumente politike. Dhe mbi të gjitha, është ironike se pikërisht sjelljet për të cilat Vetëvendosja ka proklamuar parime se këto borde duhet të jenë neutrale e profesionale, sot po shkelen haptas përmes tentativave për kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se ka kapje të shtetit me emrat e propozuar.

“Po flasim për një proces përzgjedhjeje që është jashtë afateve. Është bërë vlerësim për 48 orë me kandidatë me kushte të barabarta dhe nuk është bërë asnjë lloj intervistimi.

Po flasim për një proces plotësisht të kontestuar dhe veç paramendoni, për një institucion të pavarur për arsimin, për një institucion që siguron cilësinë në Kosovë, bëhet tentim kapjeje dhe politizimi i tij.

Ju e dini që para sa kohe Agjencioni për Akreditim është përjashtuar nga organizimi ndërkombëtar ENQA dhe EQAR vetëm pse është politizuar. Dhe tash po përsëritet historia – dhe prej kujt? Pikërisht prej partisë politike e cila flet për cilësinë në arsim.

Tash, konkretisht, bëhet fjalë për instalimin e njerëzve të partisë Vetëvendosje në këtë bord. Po flasim për Driton Velën, një ish-kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes. A ka më kapje eklatante dhe të dukshme? Nuk ka. Sepse pushteti po don me shtri dhe me kap agjencionin, sado që është i thjeshtë. Agjencia e Akreditimit nuk është zyrë e pushtetit, as zyrë partiake. Prandaj nuk guxon me kalu si e tillë, sepse përndryshe bëheni pjesë e një kapjeje dhe politizimi të arsimit, që është njëri prej problemeve kryesore që sot ka arsimi në Kosovë.

Dhe për këtë nuk po e them unë, nuk po e thotë vetëm partia jonë, por e thonë edhe 14 organizata joqeveritare që ju kanë shkruar dhe kanë bërë apel publik, të shqetësuara për procedurat dhe tentimin për kapjen e Agjencionit për Akreditim”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca dhe Mullhaxha japin dorëheqje nga kandidatura për President

Konjufca dhe Mullhaxha japin dorëheqje nga kandidatura për President
27/04/2026 - 19:16

Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku ishin kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për President. Të hënën ata edhe formalisht u tërhoqën nga kandidatura për President. “Edhe zyrtarisht tërhiqem nga...

Më shumëDetails

Dikur e përqafonte pas fitoreve, sot Kurti e injoroi Osmanin, tha se opozita nuk e propozoi asnjë kandidat

Dikur e përqafonte pas fitoreve, sot Kurti e injoroi Osmanin, tha se opozita nuk e propozoi asnjë kandidat
27/04/2026 - 19:06

Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij para deputetëve të vet në seancën e Kuvendit për Presidentin, tha se opozita nuk i ka kthyer përgjigje për kandidat për President....

Më shumëDetails

Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria

Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria
27/04/2026 - 18:52

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës së thirrur për zgjedhjen e presidentit, tha se opozita po shfrytëzon këtë çështje,...

Më shumëDetails

Kurti zbulon ofertën “bujare” që LDK-ja e refuzoi

Kurti zbulon ofertën “bujare” që LDK-ja e refuzoi
27/04/2026 - 18:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i bërë përgjegjës për ngërçin politik që po kalon vendi....

Më shumëDetails

Kurti akuzon opozitën: Po bllokoni zgjedhjen e presidentit vetëm për të dëmtuar fituesin e zgjedhjeve

Kurti akuzon opozitën: Po bllokoni zgjedhjen e presidentit vetëm për të dëmtuar fituesin e zgjedhjeve
27/04/2026 - 18:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit rrezikon funksionimin e institucioneve dhe mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ai theksoi...

Më shumëDetails

Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja
27/04/2026 - 18:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit rrezikon funksionimin e institucioneve dhe mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ai theksoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë