Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar nënshkrimet e tyre për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Ai e cilësoi këtë si dëshmi të qëndrimit të qartë politik të partisë në zhvillimet e fundit institucionale.
“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj se kjo ish dashtë ta përmbyllë gjithë debatin. Këto nënshkrime s’kam dasht t’i bëj pjesë e lojërave politike. Nuk propozon dicka LDK që s’mund t’i qëndrojë prapa”, tha Abdixhiku.












