Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka ndodhi mbrëmë në seancën e vonshme për presidentin

28/04/2026 - 08:09
në Kryesore, Lajme
A A
Krejt çka ndodhi mbrëmë në seancën e vonshme për presidentin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të hënën mbrëma, u karakterizua nga mungesa e opozitës, tensione politike dhe dilema rreth procedurave kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Deputetët e shumicës parlamentare proceduan me votimin për dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, ku Feride Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk siguroi asnjë votë, me një fletëvotim të pavlefshëm.

Seanca u zhvillua pa pjesëmarrjen e partive opozitare, të cilat e bojkotuan procesin duke e cilësuar atë si të kundërligjshëm. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje të vazhdueshme deputetëve opozitarë që t’i bashkoheshin seancës, duke theksuar se disa prej tyre ndodheshin brenda objektit të Kuvendit. Ajo njoftoi se seanca do të vazhdojë të martën në mëngjes, që njëherësh është edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

Kjo seancë u parapri nga një tjetër takim në orën 17:00, i thirrur për diskutime rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, ku u tërhoqën nga gara Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Edhe kjo mbledhje u bojkotua nga opozita.

Kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të procesit dhe për mosrespektim të verdiktit të qytetarëve, duke theksuar se janë bërë përpjekje për kompromis, përfshirë oferta për poste dhe propozime për kandidatë konsensualë. Ai hodhi poshtë pretendimet se pushteti synon të mbajë tri pozitat kryesore shtetërore, duke insistuar se bashkëpunimi me opozitën ka qenë i kërkuar vazhdimisht.

Në anën tjetër, opozita reagoi ashpër duke e konsideruar zhvillimin e seancës pa kuorumin e nevojshëm si shkelje të rëndë kushtetuese. Përfaqësues të saj e cilësuan situatën si “tentim grushtshteti” dhe “puç kushtetues”, duke insistuar se pa praninë e dy të tretave të deputetëve nuk mund të zhvillohet asnjë rund i vlefshëm votimi. Ata kritikuan edhe mënyrën e thirrjes së seancës, duke e cilësuar si joserioze dhe të papërgjegjshme.

Kritika të ngjashme erdhën edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili paralajmëroi se çdo përpjekje për të anashkaluar kuorumin cenon rendin kushtetues dhe krijon precedent të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se posedon nënshkrimet e nevojshme për të propozuar kandidat të sajin, duke kërkuar një marrëveshje të mirëfilltë politike dhe duke paralajmëruar veprime të mëtejshme nëse procedurat vazhdojnë në këtë formë.

JU REKOMANDOJMË

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje
28/04/2026 - 11:07

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një...

Më shumëDetails

FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin kushtetues, Republika s’mbahet vetëm me numra

Krejt çka ndodhi mbrëmë në seancën e vonshme për presidentin
28/04/2026 - 10:57

Lëvizja FOL përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën se si është proceduar me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së...

Më shumëDetails

Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje

Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje
28/04/2026 - 10:47

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar ashpër situatën në Kuvend para fillimit të seancës së sotme, duke thënë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është i paqartë...

Më shumëDetails

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
28/04/2026 - 10:34

Sot vazhdon seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit të vendit. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti para fillimit të seancës, tha se po bëjnë përpjekje maksimale për...

Më shumëDetails

“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari

“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari
28/04/2026 - 10:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, i cili u kap “mat” nga kamerat duke shkruar se Presidenti do të zgjidhej me “karate”, ka thyer heshtjen. Në një sqarim...

Më shumëDetails

Kryeziu i vardiset VV-së: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
28/04/2026 - 10:05

Profesori i të drejtës, dhe njëheri edhe ish- gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Tëvë1 ka folur për situatën politike në vend, pas dy seancave të jashtëzakonshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shteti dënon kompaninë Durmart të Agron Durmishi, u zbulua duke shkelur të drejtat e konsumatorit (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë