Gazetarët e kanë zënë në befasi kryeparlamentaren Albulena Haxhiu pas shtyerjes për herë të tretë të seancës për zgjedhjen e presidentit.
Disa nga gazetarët e pranishëm në Kuvend kanë duartrokitur pas shpalljes së vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme nga kryetarja e parlamentit, si një shenjë proteste dhe ironizimi me procesin e përzgjedhjes së presidentit.
Momenti i duartrokitjeve duket se e ka “shashtrisur” Haxhiun, e cila për disa sekonda është hutuar nga veprimi i gazetarëve.
“Mediat të cilat janë të pranishme, me mirëkuptim, ju kërkoj që të mos ndikoheni nga diskutimet tona”, tha ajo pasi e kuptoi nga kush po vinin duartrokitjet.














