Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti s’tregon se si do ta vazhdojnë seancën për Presidentin, bën këtë veprim në fund të konferencës

28/04/2026 - 17:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti s’tregon se si do ta vazhdojnë seancën për Presidentin, bën këtë veprim në fund të konferencës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, e cila nisi mbrëmë dhe vazhdoi e u ndërpre edhe dy herë sot, është caktuar të vazhdojë sërish në orën 19:00.

Kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares Leonita Bajrami se si do të vazhdojë seanca sonte, me vetëm 64 deputetë në sallë, sa ishin mbrëmë dhe sot në dy raste.

“Si po prisni ta vazhdoni seancën për zgjedhjen e Presidentit, kur jemi duke parë që janë 64 deputetë maksimumi në sallë?”, ishte pyetja e gazetares në një konferencë për media të thirrur nga shefi i Qeverisë.

Gazetarët ishin të interesuar të bënin edhe më shumë pyetje, ndërsa Kurti e la sallën e konferencave për media.

Me Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për Presidente, LVV-ja nisi e vetme mbrëmë seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke zhvilluar një votim, pavarësisht se në sallë nuk ishin 80 deputetë. Kjo, nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare që merren me drejtësinë, u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit.

Deputetët e pushtetit u mblodhën sërish sot në Kuvend për rundin e dytë të votimit për President.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të votojnë dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit.

Në vazhdimin e seancës sot paradite, ajo fillimisht u dha afat deputetëve opozitarë deri në orën 14:00 që të merrnin pjesë në seancë.

Edhe në vazhdimin tjetër pasdite, Haxhiu përmendi “obligimin” që tha se e kanë deputetët për ta mundësuar zgjedhjen e Presidentit. Seanca u ndërpre për herë të tretë dhe vazhdimi i saj u caktua për në orën 19:00.

Haxhiu e interpreton ndryshe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të nxjerrur pasi ajo e kishte pyetur për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit që kishte nisur mbrëmjen e 5 marsit, duke pretenduar se deputetët ishin të detyruar të marrin pjesë dhe të votonin.

Në fund të marsit, kur Gjykata Kushtetuese vendosi që deputetët të kenë edhe një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit – meqenëse Kuvendi nuk i kishte pasur në dispozicion 60 ditët prej kur duhej të fillonte procedura e deri në ditën kur duhej të përfundonte (30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual) – tha se deputetët s’mund të detyrohen dhe se është “tërësisht në vullnetin” e tyre se çfarë ata konsiderojnë se është “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”.

“Së dyti dhe në lidhje mandatin dhe ushtrimin e funksionit të deputetit, Gjykata rikujton që Kushtetuta në nenin 70 [Mandati i Deputetëve] përcakton që deputetët si përfaqësues të zgjedhur të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe ka përcaktuar në mënyrë specifike bazat për përfundimin apo humbjen e statusit të deputetit. Po ashtu, bazuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, deputetët marrin përgjegjësinë që mandatin përfaqësues ta ushtrojnë në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat formale të përcaktuara në Kushtetutë, ligje dhe rregulloren e Kuvendit (shih, rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130 dhe 190). Sipas Gjykatës, se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në vullnetin dhe vendimin e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjedhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar dhe Kushtetuta përcakton qartë, që deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357 dhe rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 181)”, thuhet në pikën 175 të atij aktgjykimi.

Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri sonte në mesnatë, Kosova do të duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

JU REKOMANDOJMË

Lushaku: Kurti nuk po e do Vjosa Osmanin dhe as kompromisin me LDK-në

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
28/04/2026 - 19:44

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit gjatë një konference për media i kërkoi LDK-së ta sjellë...

Më shumëDetails

Paralajmëron Bajqinovci: Presidenti do të zgjidhet

Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
28/04/2026 - 19:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se presidenti do të zgjidhet sonte. Para hyrjes në seancë, Bajqinovci ka thënë shkurt se “presidenti do të zgjidhet”,...

Më shumëDetails

PDK: Nëse zgjedhet Presidenti antikushtetues do të ketë reagim të organizuar politik

PDK: Nëse zgjedhet Presidenti antikushtetues do të ketë reagim të organizuar politik
28/04/2026 - 19:36

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot edhe kryetarët e degëve të saj, duke kërkuar mobilizim të plotë të strukturave partiake në të gjithë...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë

Lumir Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë
28/04/2026 - 19:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoj se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar...

Më shumëDetails

President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

Kryeziu: Aktgjykimi është një “arrnim kushtetues”, por mund të kryejë punë
28/04/2026 - 19:04

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Duke folur për atë se a mund të zgjedhet presidenti me...

Më shumëDetails

Haziri, Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate

Haziri, Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate
28/04/2026 - 18:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në DPT te Fidani në Klan Kosova, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili pati dyshime për nënshkrimet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë