Zyrtarisht tashmë është shpërndarë legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës.
Pas konsumimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, në përputhshmëri me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Albulena Haxhiu bëri të ditur se është shpërndarë Kuvendi.
“Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen sipas afateve kushtetuese”, tha ajo.
Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin, teksa kandidatet për presidente ishin Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.













