Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes të rizgjidhte Vjosa Osmanin për një mandat të dytë.
Mehmetaj ironizoi se Kurti shkoi aq larg sa e rrëzoi veten “veçse presidentja i flet anglisht.”
“Psikologji e rëndë kjo,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Miremengjes popull i dashur…
Mos harroni, nje person me mbi 51% te votes popullore vendosi mos me qeverise, vec pse i pengojke qe peesidentja i flet anglisht.
Psikologji e rende eshte kjo.
Dhe mos harroni, presidentja nuk ishte kundershtare politike, po nje person qe u shkonte kunder obligimeve te veta kushtetuese, vetem per t’i qendruar besnik ketij.












