Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti ndau dhjetëra miliona euro për “blerje votash”, ndërsa dje vajtoheshin 10 milionë euro për zgjedhje

29/04/2026 - 17:27
në Lajme
A A
Kurti ndau dhjetëra miliona euro për “blerje votash”, ndërsa dje vajtoheshin 10 milionë euro për zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e parlamentit po ashtu në detyrë, Albulena Haxhiun, vajtonin shumën që mund t’i kushtojë buxhetit për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Pra, 10 milionë euro. Megjithatë, në krahasim me paratë që kishte ndarë në formë 100 eurosh Kurti në prag zgjedhjesh, kjo shumë duket simbolike.

Kurti në paraqitjet e tij publike para se të dështojë që ta zgjidhë çështjen e presidentit, ankohej për shumën që do të harxhoheshin nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro ato kushtojnë, nëse shkojmë në zgjedhje të reja do ti humbim dhjetëra milionë euro si shtet, nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje“, deklaronte ai.

Por, të njëjtin shqetësim nuk e kishte kur vendi ishte në prag të zgjedhjeve, atyre lokale dhe parlamentare, gjatë vitit të kaluar. Në tetor të 2025-ës, para se të mbaheshin zgjedhjet lokale, ai kishte vendosur që t’i ndante nga 100 euro për studentët.

Me fillimin e rastit akademik të vitit 2025, Kurti kishte ndarë hiç më pak se gjashtë milionë euro si masë shtesë për mbështetjen e studentëve.

Madje, sigurohej që t’iu tregonte edhe me mesazh.

“Të dashur student, Më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues i shtesës së menjehershme prej 100EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit“, thuhej në mesazhin që Kurti në emrin e tij ua dërgonte studentët.

Për zgjedhjet e përgjithshme tregohej edhe më dorëlirë. Një “masë shtesë” për t’i gëzuar fëmijët dhe të moshuarit me nga 100 euro.

Vetë Vetëvendosja njoftonte se përgjatë dhjetorit të vitit që shkoi ekzekutohej shuma e njëhershme totale në vlerë prej 70 milionë eurosh.

Përpjekja e tij që të “blejë” vota nuk kufizohej vetëm me 100 euro. Kurti kishte marrë vendim në prag të zgjedhjeve parlamentare që të rritej paga minimale në 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik.

Kurti po ashtu bënte “blerje vote me parapagim”. Një nga zotimet e tij të para që premtonte se do të jetësoheshin ishte edhe ekzekutimi i pagës së 13-të, e cila doli në mars të këtij viti. Buxhetit ky vendim i kushtoi gjithsej 65 milionë euro.

Ai provoi t’ua “blente zemrat” edhe sektorit privat përmes shmangies së procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Përmes kësaj, synonte që të ndante rreth 200 milionë euro për sektorin privat.

Megjithatë, një nismë e tillë e u kundërshtua nga opozita në Kuvend dhe nuk kaloi.

JU REKOMANDOJMË

Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan

Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit: I shkarkohet ambasadori që Presidentja e dërgoi në Vatikan
29/04/2026 - 19:17

Me të marrë Zyrën e Presidencës, pushteti i VV-së ka filluar “fshesën” në diplomaci. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti kanë nisur shkarkimet...

Më shumëDetails

“Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje”

“Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje”
29/04/2026 - 19:11

Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt politik nuk i frikësohet asnjë rivali në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani, në rast se...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj kompanisë së tregtimit të energjisë ETMT

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj kompanisë së tregtimit të energjisë ETMT
29/04/2026 - 19:05

Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar pas raportimeve për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”. Zëdhënësja e organit kryesor të ndjekjes penale në Kosovë, Arbnora Luta,...

Më shumëDetails

Trump: Bllokada ndaj Iranit vazhdon deri në marrëveshjen bërthamore

Trump: Bllokada ndaj Iranit vazhdon deri në marrëveshjen bërthamore
29/04/2026 - 19:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin bllokadën detare ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor....

Më shumëDetails

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
29/04/2026 - 18:59

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër...

Më shumëDetails

Presidenca publikon agjendën e Haxhiut për të enjten, në orën 15:00 i takon partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenca publikon agjendën e Haxhiut për të enjten, në orën 15:00 i takon partitë për datën e zgjedhjeve
29/04/2026 - 18:52

Zyra për Media e Presidencës ka publikuar agjendën e u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, për të enjten. Në orën 15:00 siç thuhet në komunikatë. Haxhiu do t’i takojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë