Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sinjal alarmi për Gjermaninë? Do t’ishkurtojë SHBA trupat?

30/04/2026 - 11:11
në Lajme
A A
Sinjal alarmi për Gjermaninë? Do t’ishkurtojë SHBA trupat?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përplasja mes Merz dhe Trump duket se po ashpërsohet: Trump tani kërcënon të reduktojë praninë e trupave amerikane në Gjermani. Një vendim pritet të merret “së shpejti”. Nuk është kërcënimi i parë i Trump.

Sipas presidentit amerikan Donald Trump, SHBA po shqyrtojnë një reduktim të mundshëm të trupave në Gjermani. Një vendim pritet të merret së shpejti, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Njoftimi pason kritikat e ashpra të Trump ndaj kancelarit federal Friedrich Merz, pasi ky i fundit kishte shprehur rezervat e tij për ofensivën amerikane kundër Iranit. “Ai nuk ka asnjë ide se për çfarë po flet!”, shkroi Trump të martën për Merz, duke shtuar se “nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera”. Trump e akuzoi kancelarin se pranon që Irani të zotërojë armë bërthamore. Megjithatë, nuk dihet që Merz të ishte shprehur ndonjëherë në këtë mënyrë.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane nga mesi i prillit rreth 86 mijë ushtarë janë të dislokuar në Evropë, prej tyre afërsisht 39 mijë në Gjermani. Ky numër ndryshon rregullisht, edhe për shkak të rotacioneve dhe stërvitjeve.

Merz përpiqet të qetësojë situatën

Deklaratat e fundit të Trump, të lenë të kuptosh, se marrëdhënia personale Trump-Merz ka arritur në një pikë të re të ulët. Megjithatë, kancelari gjerman e kundërshtoi këtë përshtypje të mërkurën. “Marrëdhënia personale mes presidentit amerikan dhe meje – të paktën nga këndvështrimi im – mbetet e mirë dhe e pandryshuar”, tha ai. “Ne vazhdojmë të jemi në komunikim të mirë me njëri‑tjetrin.”

Për muaj të tërë, kancelari federal dhe presidenti amerikan kishin kultivuar një marrëdhënie relativisht të mirë. Së fundmi, megjithatë, Merz ndryshoi tonin dhe kritikoi hapur Uashingtonin. Ai akuzoi qeverinë amerikane se nuk ka një strategji daljeje për luftën me Iranin. Amerikanët, sipas tij, kanë hyrë në këtë luftë “qartazi pa asnjë strategji”, tha Merz gjatë një diskutimi me nxënës në Marsberg, në rajonin Sauerland. Kjo e bën edhe më të vështirë përfundimin e konfliktit. “Sidomos kur iranianët duket se po negociojnë shumë me zgjuarsi – ose po aq me zgjuarsi nuk negociojnë fare”, tha Merz. “Këtu po poshtërohet një komb i tërë nga udhëheqja shtetërore iraniane.”

Trump ka kërcënuar edhe më parë

Gjatë mandatit të parë Donald Trump (2017–2021) kishte paralajmëruar një reduktim të kontingjentit të trupave amerikane në Gjermani. Disa muaj përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump njoftoi se synonte të tërhiqte 12 mijë nga rreth 35 mijë ushtarë amerikanë që ndodheshin atëherë në Gjermani. Disa mijë prej tyre duhej të zhvendoseshin brenda Evropës, të tjerë të ktheheshin në SHBA. Trump e përshkroi atëherë këtë plan si ndëshkim për, sipas tij, shpenzimet shumë të ulëta të Gjermanisë për mbrojtjen. Pasardhësi i tij, Joe Biden, i ndaloi këto plane menjëherë pas marrjes së detyrës. /DW

JU REKOMANDOJMË

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
30/04/2026 - 13:15

Kreu i Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një raport preliminar të mbikëqyrjes së punës së Dhomave të Specializuara...

Më shumëDetails

Haziri: Sot, më shumë se kurrë duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës

Haziri: Gjykata Kushtetuese do të sjellë vendim që pasqyron frymën kushtetuese
30/04/2026 - 13:08

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se dy legjislaturat e Kuvendit dështuan për qëllime politike. Përmes një postimi në Facebook, Haziri shton se sot, më shumë se...

Më shumëDetails

Drenicaku nuk ia zgjat dorën Albin Kurtit gjatë homazheve në Gllobar

Drenicaku nuk ia zgjat dorën Albin Kurtit gjatë homazheve në Gllobar
30/04/2026 - 12:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtuticë të Drenicës. Nga përshëndetja me qytetar, njëri nga ta nuk pranon t’ia...

Më shumëDetails

U shkarkua nga detyra, reagon “me përvujtëni” ambasadori Miftari

U shkarkua nga detyra, reagon “me përvujtëni” ambasadori Miftari
30/04/2026 - 12:45

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra. Në një postim në Facebook, Miftari ka deklaruar se u lirua nga detyra...

Më shumëDetails

Xhelili: Kur LDK nis ringritjen, ndaj saj fillon një propagandë e egër, dikujt po i dhemb bashkimi ynë

Xhelili: Kur LDK nis ringritjen, ndaj saj fillon një propagandë e egër, dikujt po i dhemb bashkimi ynë
30/04/2026 - 12:39

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK’së, kur kjo e fundit fillon ringritjen. Kica, në postimin...

Më shumëDetails

Muharremi: Gjermania me 84.1 milionë banorë i paska vetëm 16 ministri, Kosova me 1.5 milionë banorë me 19 ministri

Muharremi: Gjermania me 84.1 milionë banorë i paska vetëm 16 ministri, Kosova me 1.5 milionë banorë me 19 ministri
30/04/2026 - 12:14

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për numër të madh të ministrive. Ai ka krahasuar Kosovën me Gjermaninë, e cila ka numër më të vogël të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    350 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë