Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova shënon progres në indeksin e lirisë së medias shkaku i shfuqizimit të Ligjit për KPM nga Kushtetuesja

30/04/2026 - 12:05
në Lajme
A A
Kosova shënon progres në indeksin e lirisë së medias shkaku i shfuqizimit të Ligjit për KPM nga Kushtetuesja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka shënuar përparim në renditjen Indeksit të Reporterëve pa Kufij sa i përket lirisë së shtypit. Kjo ka ndodhur falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka shpallur anti-kushtetues ligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Sipas raportit të publikuar këtë të enjte, Kosova renditet në vendin e 84-të në botë, me 55.89 pikë, 3 më shumë se një vit më parë.

“Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur për Media (KPM), ishte subjekt i një reforme legjislative, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në raport, i cili njeh punën e gjyqësorit për trajtimin e rasteve të gazetarëve si prioritet, duke tërhequr vëmendjen që shumë gazetarë janë subjekt i padive SLAPP nga grupe biznesesh dhe politikanë.

Raporti vjetor vë në pah se gazetarët vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre përkundër sulmeve politike.

“Edhe pse gazetarët me sukses punojnë për t’i mbajtur politikanët përgjegjës, ata vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Edhe pse gazetarët e kanë besimin e shoqërisë, mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shumë shpesh target i ofendimeve dhe lajmeve të rreme në media sociale. Ata akuzohen pa të drejtë se ‘punojnë për armikun’, një retorikë që përdoret nga grupe politike dhe religjioze”.

Raporti përmend edhe bojkotin në vitin 2025 nga Qeveria për disa media dhe ndikimin politik të saj në RTK.

“Para zgjedhjeve në fillim të vitit 2025, disa media private u targetuan për bojkot nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK”, vlerëson raporti.

“Edhe pse tregu medial në Kosovë është divers, zhvillimi i tij është i kufizuar për shkak të madhësisë së vogël të tij dhe ndarjeve etnike. Liria e medias kërcënohet nga rregullimi politik i saj, paditë SLAPP, qasja e pamjaftueshme në informacion dhe rreziqet për sigurinë e gazetarëve”, përmbledh raporti.

JU REKOMANDOJMË

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president
30/04/2026 - 14:04

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft
30/04/2026 - 13:51

Ankesat për mashtrime me çmime në marketet e Kosovës po shtohen, duke ngritur dyshime serioze për transparencën në treg. Diferencat mes çmimit në raft dhe atij në arkë...

Më shumëDetails

Krasniqi: Kurti nuk është i kënaqur me asnjë arritje që ka Kosova

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
30/04/2026 - 13:50

Ish-kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Dardan Krasniqi, në emisionin Kosova Today në Klan Kosova ka thënë se fajtor se pse Kosova ka shkuar në zgjedhje është...

Më shumëDetails

Hysni Gucati për vizitat tek ish-krerët e UÇK’së në Hagë: Çdo fjalë timen për halle e derte, e shkruanin në fletore

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
30/04/2026 - 13:39

Hysni Gucati, nga OVl – UÇK, i ftuar në Kosova Live, ka folur për vizitat që ai ka realizuar në Hagë tek ish krerët e UÇK’së. Ai ka...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Tërhiqet Ramush Haradinaj, ky do të jetë kandidati për kryeministër nga AAK

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në
30/04/2026 - 13:27

Ardian Gjini, do të jetë kandidat për kryeministër i AAK-së dhe bartës i listës. Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazeta Blic, Pal Lekaj, nënkryetar i kësaj partie. Ai tha...

Më shumëDetails

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
30/04/2026 - 13:15

Kreu i Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një raport preliminar të mbikëqyrjes së punës së Dhomave të Specializuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    355 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Befason deputeti i grupit parlamentar të VV-së: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë