Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lekaj: Qytetarët do ta godasin Kurtin me votë – është fajtor për shkuarjen në zgjedhje dhe dështimin e presidentit

03/05/2026 - 20:33
në Lajme
A A
Lekaj: Në AAK e kisha dashtë Hashim Thaçin, Mefail Bajqinovci nuk i duhet Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Albin Kurti është fajtori për shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Ai për Expose të Gazeta Blic, ka thënë se Kurti s’ka pasur gatishmëri që të bashkëqeverisë me partitë opozitare, teksa ka marrë shumicën në zgjedhjet e fundit.

“Sa i përket shkuarjes së vendit në zgjedhje, mendoj dhe jam i bindur se nuk ka qenë gatishmëria e z.Kurtit që të bashkëqeverisë me subjektet opozitare, LDK, PDK, Aleancën por që në fillim ka dëshmuar se ai nuk është i aftë që të dëshmojë konsensus me subjektet politike sepse qartë e ka ditur që duhen 2/3 e deputetëve në Kuvend për t’u zgjedhur presidenti  i Kosovës. Një lider që nuk mund të krijojë konsensus apo bashkëpunim kur i duhen votat e në këtë rast siç është zgjedhja e presidentit, mendoj se është dështim dhe kryefjala dhe ai që është fajtor për shkuarjen në zgjedhje është kryeministri Albin Kurti. E them këtë me përgjegjësi të plotë sepse ai që në start është dashur që të ftojë opozitën për bashkëpunim dhe të krijojë institucione stabile, nuk e ka bërë këtë dhe mendoj që në mendjen e tij ka qenë arratisja nga përgjegjësia që i takon dhe vendin e ka lënë në këtë krizë’, ka thënë ai.
Por, a janë zgjedhjet e reja zgjidhje? Sipas Lekajt, në zgjedhje shkohet për të bërë zgjidhje nga sovrani, teksa shton se qytetarët do ta braktisin Kurtin me votë.

“Pse shkohet në zgjedhje? Shkohet për të bërë zgjidhje nga sovrani. Dhe në këtë rast qytetarët do të mendojnë shumë mirë që kësaj here duhet për të bërë zgjidhje me votën e tyre, jo që të krijojmë kriza. Prandaj me veprimet e Kurtit, qytetarët do ta braktisin me votën e tyre sepse dihet sa fuqishëm e kanë përkrahu, i ka 51 për qind të votës dhe të mos jesh në gjendje të krijosh institucioneve me këtë përqindje të votave, mendoj se është nonsens që të kërkosh prapë nga qytetarët që të krijojnë një problem tjetër dhe ne të krijojmë ngërçe të tjera të njëpasnjëshme, prandaj mendoj se qytetari do të jetë i vendosur, do të thotë po “ne të kemi votuar për t’i krijuar institucionet, për të menaxhuar dhe për t’iu ofruar të mira qytetarëve, ja që kësaj here do të vendosim ndryshe””, ka potencuar nënkryetari i AAK-së.
Ai ka shtuar se VV do të ketë rënie, teksa ka thënë se opozita duhet të jetë aktive me alternativë, që ta dërgojë VV-në në opozitë.

“Unë mendoj se nëse nisemi nga vlerësimi se çfarë pune ka bërë, jeta e qytetarëve është vështirësuar, çmimet enorme, e mos të përmendim gjëra tjera, mendoj se kjo krizë e krijuar nga vetë qeveria Kurti s’do mend që qytetari do ta godasë me votë. Prandaj, në këtë drejtim do të ketë rënie dhe opozita duhet të jetë aktive me alternativë, jo me fjalë boshe por duhet të jemi ata që ofrojmë program, një alternativë më ndryshe, përndryshe atëherë qytetari pse të na votojë ndryshe. Mendoj se në këtë çështje opozita është e përgatitur, në këtë rast AAK është e përgatitur dhe do të bëjmë më të mirën të mundshme që kjo keqqeverisje të kalojë në opozitë dhe të vijnë forca të reja që do ta ndryshojnë komplet qeverisjen e vendit dhe do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Pal Lekaj./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë