Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kë emëroi, kë liroi nga detyra – çfarë riorganizimesh bëri Haxhiu në misionet diplomatike?

05/05/2026 - 08:38
në Kryesore, Lajme
A A
A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me ardhjen e Albulena Haxhiut në krye të Presidencës si ushtruese e detyrës, janë bërë disa ndryshime në misionet diplomatike të Kosovës.

Presidenca thotë se veprimet që janë ndërmarrë lidhur me përfaqësimin diplomatik dhe konsullor janë procedura të rregullta institucionale.

“Ato [veprimet] lidhen me plotësimin e pozitave të paplotësuara, përfundimin e mandateve, propozimet dhe rikonfirmimet e MPJD-së, si dhe me funksionalizimin e përfaqësimit diplomatik e konsullor të Republikës së Kosovës”- shpjegoi Presidenca përmes përgjigjeve zyrtare.

Për KALLXO.com, Presidenca ka dhënë edhe hollësi lidhur me ndryshimet që janë bërë nëpër misione.

Lirije Berisha është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës, njëherësh Shefe e Misionit.

Sipas Presidencës, ky mision nuk ka pasur ambasador që nga data 24.06.2020, ndërsa rekomandimi i MPJD-së për emërimin e Berishës është bërë më 05.06.2024.

Heroina Telaku është liruar nga detyra pas përfundimit të mandatit si ambasadore e Republikës së Kosovës në Panama dhe është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Republikën e Kolumbisë.

Suzan Novobrdaliu ka përfunduar mandatin dhe është kthyer në MPJD, ndërsa në vend të saj është emëruar Kenan Tora, pas përmbushjes së kritereve të kërkuara, thotë Presidenca.

Presidenca ka shpjeguar se Vehbi Miftari është liruar nga detyra “pas konstatimit të shkeljeve të etikës profesionale dhe të cenimit të integritetit e reputacionit të shërbimit diplomatik”.

KALLXO.com ka dërguar pyetje te Miftari në lidhje me këtë arsye që ka dhënë Presidenca për lirimin e tij nga detyra, dhe është në pritje të përgjigjes.

Në vend të Miftarit, Presidenca ka njoftuar se është emëruar Ruvelt Frrokaj.

Në anën tjetër, Enis Xhemajli është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Panama pas përfundimit të mandatit të Telakut.

Dy riorganizimet në përfaqësimin konsullor lidhen me funksionalizimin e Konsullatës së Përgjithshme në Dyseldorf dhe Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë, pas procedurave përkatëse dhe rikonfirmimeve nga MPJD.

Behar Isma është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, me seli në Dyseldorf.

Sipas arsyetimit të Presidencës, propozimi është pranuar në Presidencë më 12.08.2024 dhe, pas përmbushjes së procedurave të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore, është rikonfirmuar nga MPJD.

Një riorganizim tjetër është bërë në Gjenevë.

Floreta Kabashi është emëruar Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Gjenevë.

Sipas Presidencës, edhe ky propozim është pranuar në Presidencë më 12.08.2024 dhe, pas përmbushjes së procedurave të përcaktuara me aktet përkatëse nënligjore, është rikonfirmuar nga MPJD.

“Pra, bëhet fjalë për vendime të bazuara në procedurë, në përfundim mandatesh, në propozime të MPJD-së dhe në nevojën që përfaqësimi diplomatik e konsullor i Republikës së Kosovës të jetë funksional dhe profesional”- tha Presidenca.

Këto ndryshime u bënë ditura pasi që u lirua nga detyra Vehbi Miftari i cili ka qenë shef i Misionit të Posaçëm diplomatik të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Haxhiu tha ditë më parë se në shërbimet diplomatike të Kosovës janë bërë tetë emërime të reja, tri lirime nga detyra dhe riorganizime të misioneve konsullore.

“Unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh nga Presidentja Osmani dhe aty ku gjithçka është në rregull në raport me procedurat, natyrisht që do t’i shtyj përpara dhe në këtë drejtim janë bërë 8 emërime, 3 lirime dhe 2 riorganizime të misioneve konsullore”- tha kur u pyet nga KALLXO.com në lidhje me lirimin nga detyra e Miftarit.

Miftari, kishte njoftuar se është liruar nga pozita e tij me urdhër të ushtrueses të detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Ju njoftoj se këto ditë kam pranuar dekretin e U.D. Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra e shefit të Misionit në Selinë e Shenjtë. Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim”- ka njoftuar Miftari në Facebook, duke e përfunduar njoftimin e tij “Me përvujtni!”.

Miftari tha se “ka qenë nderi jetësor që më është bërë”, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan.

Me këtë rast, ai ka falënderuar ish-presidenten Vjosa Osmani për besimin.

“Kanë qenë dy vjet plot angazhim e sfida të njëpasnjëshme, ndonjëherë të pakuptimta, me më shumë a më pak përkrahje, por të bukura e frytdhënëse, gjithsesi”- ka shkruar Miftari.

Krejt në fund, ai tha se do të sigurohet që kur t’ia dorëzojë mandatin pasardhësit a pasardhëses, të sigurohet “që vendimet tona të mos lëndojnë raportet e krijuara me aq mund”. /Kallxo.com

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputetja e VV për koalicionin Rama-PDK në Prishtinë: Lumiri e Bedriu të dalin të tregojnë që janë të pandarë

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
05/05/2026 - 10:14

PDK dhe LDK kanë arritur një marrëveshje koalicioni në Komunën e Prishtinës. Pas këtij lajmi Arbëreshë Kryeziu e Vetëvendosjes iu kërkoi krerëve të këtyre partive që të dalin...

Më shumëDetails

Sveçla: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, prioritet strategjik për Kosovën

Reagon Sveçla: E kemi rritur 30% buxhetin për Policinë, kush e përdorë situatën për të zbehur angazhimet do të dështojë
05/05/2026 - 10:02

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik, duke e cilësuar këtë rrugë si thelbësore për të...

Më shumëDetails

Hapet Gjykata Administrative, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për drejtësinë

Hapet Gjykata Administrative, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për drejtësinë
05/05/2026 - 09:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative të Kosovës, duke e cilësuar fillimin e funksionimit të saj si...

Më shumëDetails

“Jam plotësisht i pafajshëm”, Thaçi: Procesi, hakmarrje e bazuar në mashtrim

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
05/05/2026 - 09:26

Në pritje të verdiktit të Gjykatës së Hagës, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i bindur në pafajësi. Ai është shprehur besimplotë se do të kthehet i lirë...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/05/2026 - 09:21

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme. Sipas këtij...

Më shumëDetails

Persona të panjohur grabisin para dhe stoli ari në një banesë

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
05/05/2026 - 09:09

Një rast i vjedhjes është raportuar së fundmi në Prishtinë. Policia njofton përmes raportit se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda banesës së një burri dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    364 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vizitori i huaj ‘zhgënjehet’ nga çmimet në Kosovë: Ja sa pagoi për këto produkte

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë