Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK derisa po flitet për një përplasje mes Ramës dhe Abdixhikut, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Pozhari ka thënë se Rama është fitues pasiqë dy herë e ka fituar garen në Prishtine ndërsa Abdixhikun e ka quajtur humbës.
Postimi i plotë:
– Ky në të majtë e ka fitu dy herë garën në Prishtinë. Betejat ma të rënda në garat komunale.
– Ky në të djathtë i ka hup dy palë zgjedhje dhe ka dal me rezultatin më të ultë në historinë e kësaj partie.
– Ky në të majtë e ka legjitimitetin me bo koalicione pa e pyet hiq këtë tjetrin në të majtë që dështimin e tij për humbjen e dy komunave mundohej ta mbulonte me mbajtjen e qeverisjes në Prishtinë.
– Ky në të djathtë mundet me bo veç kalkulime qysh me dal në zgjedhje ma mirë në krah të tjetër kujt.
– Ky në të majtë është fitues. Ka legjitimitet me ia msy edhe garës për të parin e partisë.
– Ky në të djathtë është humbës. Përpiqet ta mbajë karrigen brenda partisë me ndihmën e Vjosa Osmanit.
Kaq e thjeshtë!













