Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar ditën e djeshme se ka dakoordim që të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në lidhje me këtë bashkëpunim ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se bashkëpunimi Abdixhiku-Osmani është bashkëpunim interesash personale dhe klanore, i imponuar nga frika për humbje në zgjedhjet e ardhëshme të parakohshme.
Ai potencoi se ‘LDK-ja kishte pësuar fiasko ne zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe i frikësohej trendit të rënjes së metejme’
“Bashkëpunimi Abdixhiku-Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit, është bashkëpunim interesash personale dhe klanore si dhe i imponuar nga frika për humbje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të qershorit”
“Ishte LDK ajo e cila kishte pësuar fiasko ne zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe i frikësohej trendit të rënjes së metejme, kurse në anën tjeter Vjosa Osmani si mbështetëse e dështuar dhe servile e Albin Kurtit gjatë gjithë mandatit 5 vjeçar, e cila kur u bind se nuk do ta ketë voten VV të Kurtit tutje për Presidente, bëri një sallto mortale për inetresa terësisht personale.Duke qenë e bindur se pas dështimit te LVV dhe duke mos pasur mbështetje politike, tashmë të humbur si duket ka arritur marrevershje me Abdixhikun, për tu kthyer ne LDK të cilen vetë e kishte shkatërruar, gjithsesi për matematika dhe inteeresa puro personale të klanit Marigona Hill” deklaroi ish-ambasadori Dedaj.
Dedaj tha se Vjosa Osmani e ka humbur besimin e elektoratit dhe se e njëjta s’ka mbështetje qytetare.
“Vjosa nuk ka mbështetje qytetare dhe ka humbur besimin e elektoratit, duke mos pasur guxim as besim të dalë me listë apo subjekt te vetin politik sepse nuk do ta kalonte as pragun po kthehet si humbëse në LDK me qëllim të ndonjë përfitimi politik.Zakonisht politikanet profiter, egoist dhe servil të profilit të Vjosa Osmanit në fund janë të destinuar të dështojnë siç do të jetë edhe fati politik i ish-noteres se Albin Kurtit, binom ky i cili është fajtor për dështimin dhe degradimin politik, ekonomik, zhvillimor, diplomatik dhe izolimin ndëfkomɓëtar të Republikës së Kosovës” deklaroi Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”














