Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banues në zonën Fier-Seman. Ai ishte duke punuar tokën e tij bujqësore me një zetor, kur mjeti është përmbysur, duke e zënë poshtë.
Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë gjatë punës në bujqësi.













