Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë.
Nuk tregoi nëse në grep i ra ndonjë peshk, por ajo që dihet është se ish-deputeti, për t’u relaksuar në peshkim, e shkeli ligjin pasi nuk pati leje, raporton Klan Kosova.
Kështu deklaroi Milaim Vitia, kryetar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës.
Ai shtoi se nëse nuk pajiset me të njëjtën, ndaj Agim Bahtirit pritet të merren masa.
Për të mësuar nëse ka peshkuar, apo e ka bërë sa për ta xhiruar videon, Klani ka tentuar të kontaktojë edhe me Bahtirin, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat dhe mesazhet e televizionit gjatë të mërkurës.
Kronika më poshtë sjell detaje,VIDEO














