Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues

07/05/2026 - 17:47
në Kuriozitete, Lajme
A A
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë.

Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar të enjten informacione nga Aeroporti i Prishtinës në lidhje me ardhjen e fluturakes së madhe të prodhimit ukrainas, por nuk ka marrë përgjigje.

Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim.

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar uljen e djeshme të aeroplanit gjigant, i cili në Kosovë është parë edhe në të kaluarën.

Edhe entuziastë të aviacionit, vendës e të huaj, po ashtu kanë publikuar fotografi e video të uljes së Antonov An-124 në aeroportin që ndodhet 17 kilometra larg kryeqytetit kosovar, duke aluduar se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani.

Sipas tyre, ai mund të ketë sjellë pajisje ushtarake për misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Por, nga ky mision i NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i tha REL-it se, “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”, i tha REL-it një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Për çfarë përdoren aeroplanët Antonov?

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, Antonov Airlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

Sipas informacioneve në ueb-sajtin e kompanisë, shërbimet përgjegjëse për planifikimin e transportit dhe mirëmbajtjes së avionëve janë zhvendosur përkohësisht në Lajpcig të Gjermanisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimet e mëparshme në Kosovë

Aeroplani i kompanisë Antonov nuk erdhi për herë të parë në Kosovë të mërkurën.

Vetë Aeroporti i Prishtinës kishte publikuar fotografi të këtij aeroplani, kur ai kishte mbërritur në Kosovë më 2016.

Ndërkaq, grupi BBKRspotters, i cili publikon pamje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, kishte publikuar një video të uljes së këtij aeroplani në “Adem Jashari” në janarin e vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga vetë kompania e fluturimeve Antonov për fluturimin e djeshëm, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje./REL/

JU REKOMANDOJMË

Ky është punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group”

Shqiptarët, të dytët në Evropë si pronarë të shtëpive
24/08/2026 - 11:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Një 49-vjeçar ra nga lartësia në Veternik, humb jetën në vendin e ngjarjes

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
24/08/2026 - 11:25

Një rast tragjik ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën në vendin e punës. Rastin e ka konfirmuar Policia e...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim
24/08/2026 - 11:19

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë rikthyer përsëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Aty s’janë parë deputetët e LDK’së,...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 11:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, ku një çift mbeti i plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë
24/08/2026 - 11:06

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Jetlira Foniqi-Bytyqi humbi jetën si pasojë e plagëve...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
24/08/2026 - 10:32

Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij mbrëmë rreth orës 00:17. Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë