Valdrin Geci ka reaguar lidhur me raportimet për Gani Gecin, duke deklaruar se të dy kanë shkuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social facebook nga Rilind Geci, Valdrin Geci ka treguar se në momentin e ngjarjes ishte së bashku me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe në lokalin “Che Bar”.
Ai ka bërë të ditur se pas një telefonate nga policia, ai dhe Gani Geci janë paraqitur në polici për të dhënë deklaratat e tyre.
“Pas telefonatës së policisë, Gani Geci dhe unë kemi shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Sipas tij, pasi të përfundojë intervistimi, Gani Geci do t’u përgjigjet mediave lidhur me raportimet se ai është arrestuar.
“Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, thuhet më tej në deklaratë.












