Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

09/05/2026 - 20:10
në Lajme
A A
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik, nëse jo çdo ditë, duhet të zhvillohen çdo javë.

Kjo, sipas ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, tha se vendi i tij rekomandon që të përshpejtohen negociatat.

“Rekomandimi im si një shtet anëtar i BE-së është që ne duhet të përshpejtojmë negociatat teknike mes dy vendeve. Që do të thotë se ju duhet të keni, nëse jo çdo ditë, atëherë çdo javë negociata teknike në çështje të caktuara siç është për shembull Menaxhimi i Integruar i Kufirit. Mendoj se kjo do të ishte këshilla nga ana ime për Brukselin”, tha Westerlund.

Ndërkaq, për sa i përket sulmit terrorist në Banjskë, ambasadori suedez tha se duhet të ndodhë ekstradimi i të akuzuarve nga Beogradi në Prishtinë.

“Sikur Bashkimi Evropian, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë thënë se ne e mbështesim ekstradimin e atyre që qëndrojnë prapa Banjskës”, deklaroi i pari i Suedisë në Kosovë.

Duke u ndalur te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, Westerlund tha se ato janë “të shkëlqyer bilaterale”.

“Ne jemi donatori i katërt më i madh bilateral për Kosovën. Ne kemi një diasporë të madhe në Suedi, kemi shumë kompani suedeze që po fillojnë të operojnë në Kosovë, enkas në sektorin e ICT-së”.

“Jam shumë i lumtur që Suedia u shndërrua në qendër e start-upeve financiarë në Evropë. Kur vjen puna te kryeqytetet financiare, në vitin 2025 kishte më shumë start-ups në Stokholm sesa në Cyrih, Londër e Frankfurt. Dhe unë mendoj se ne mund të punojmë së bashku me Kosovën në këtë aspekt”, theksoi ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

JU REKOMANDOJMË

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët
09/05/2026 - 21:51

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në kongresin e VLEN’it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski. Ndaj kësaj ka reaguar...

Më shumëDetails

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%
09/05/2026 - 21:39

Ish deputetja Adriana Matoshi ka ironizuar rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK, duke i thënë i tradhtove 51% për m’i ngu 13%. “Pra i tradhtove 51%, per m’i...

Më shumëDetails

Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit

Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit
09/05/2026 - 21:32

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, dje i ka dërguar letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të garojnë së bashku...

Më shumëDetails

Ish kryetari i Prishtinës tërhiqet nga gara për deputet nga LDK

LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
09/05/2026 - 21:25

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se në këtë proces zgjedhor nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se thotë...

Më shumëDetails

Një epokë e re për bizneset shqiptare në Gjermani, Zenun Krasniqi zgjedhet kryetar

Një epokë e re për bizneset shqiptare në Gjermani, Zenun Krasniqi zgjedhet kryetar
09/05/2026 - 20:58

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur strukturën e re drejtuese me kryetar Zenun Krasniqin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Besimin e anëtarëve e mori Krasniqi i cili pritet t’i...

Më shumëDetails

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal
09/05/2026 - 19:53

Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë ndarë pamje ku shihen disa fermerë që protestojnë duke derdhur qumështin, si shenjë pakënaqësie ndaj zbritjes së çmimit për litër. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë