Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

09/05/2026 - 20:10
në Lajme
A A
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik, nëse jo çdo ditë, duhet të zhvillohen çdo javë.

Kjo, sipas ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, tha se vendi i tij rekomandon që të përshpejtohen negociatat.

“Rekomandimi im si një shtet anëtar i BE-së është që ne duhet të përshpejtojmë negociatat teknike mes dy vendeve. Që do të thotë se ju duhet të keni, nëse jo çdo ditë, atëherë çdo javë negociata teknike në çështje të caktuara siç është për shembull Menaxhimi i Integruar i Kufirit. Mendoj se kjo do të ishte këshilla nga ana ime për Brukselin”, tha Westerlund.

Ndërkaq, për sa i përket sulmit terrorist në Banjskë, ambasadori suedez tha se duhet të ndodhë ekstradimi i të akuzuarve nga Beogradi në Prishtinë.

“Sikur Bashkimi Evropian, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë thënë se ne e mbështesim ekstradimin e atyre që qëndrojnë prapa Banjskës”, deklaroi i pari i Suedisë në Kosovë.

Duke u ndalur te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, Westerlund tha se ato janë “të shkëlqyer bilaterale”.

“Ne jemi donatori i katërt më i madh bilateral për Kosovën. Ne kemi një diasporë të madhe në Suedi, kemi shumë kompani suedeze që po fillojnë të operojnë në Kosovë, enkas në sektorin e ICT-së”.

“Jam shumë i lumtur që Suedia u shndërrua në qendër e start-upeve financiarë në Evropë. Kur vjen puna te kryeqytetet financiare, në vitin 2025 kishte më shumë start-ups në Stokholm sesa në Cyrih, Londër e Frankfurt. Dhe unë mendoj se ne mund të punojmë së bashku me Kosovën në këtë aspekt”, theksoi ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

JU REKOMANDOJMË

Një epokë e re për bizneset shqiptare në Gjermani, Zenun Krasniqi zgjidhet kryetar

Një epokë e re për bizneset shqiptare në Gjermani, Zenun Krasniqi zgjidhet kryetar
09/05/2026 - 20:58

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur strukturën e re drejtuese me kryetar Zenun Krasniqin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Besimin e anëtarëve e mori Krasniqi i cili pritet t’i...

Më shumëDetails

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal

Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal
09/05/2026 - 19:53

Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë ndarë pamje ku shihen disa fermerë që protestojnë duke derdhur qumështin, si shenjë pakënaqësie ndaj zbritjes së çmimit për litër. Në...

Më shumëDetails

Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje

Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje
09/05/2026 - 19:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kongresin e VLEN-it që po mbahet në Shkup, tha se është kënaqësi e veçantë siç tha “të gjendem...

Më shumëDetails

Haxhi Avdyli i ankohet Kurtit se po i thonë “bir shk*au”: Më keni prekë në plagë që nuk ua lejoj

Haxhi Avdyli i ankohet Kurtit se po i thonë “bir shk*au”: Më keni prekë në plagë që nuk ua lejoj
09/05/2026 - 19:25

Ish-deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas fyerjeve dhe akuzave të publikuara ndaj tij dhe familjes së tij në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, Avdyli...

Më shumëDetails

Pasi u zyrtarizua si kandidate e LDK-së, reagon Osmani-Tregon kush e bindi të rikthehet në këtë parti

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
09/05/2026 - 19:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një video në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale
09/05/2026 - 18:54

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E padijshme, e paskrupullt”, Nexhmedin Spahiu për Vjosa Osmanin, ndërhyn Kerquki

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë