Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

11/05/2026 - 10:49
në Lajme
A A
Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Vërmicë mbrëmjen e së dielës, nën dyshimin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente. Përmes falsifikimit të këtyre dokumenteve, kishin mashtruar blerësin dhe i kishin marrë mbi 1,5 milion euro, shkruan Insajderi.

“Vërmicë 10.05.2026-21:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës se Serbisë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona te tjerë të dyshuar të arrestuar më datë 19.02.2026, kanë kryer veprime të kundërligjshme (falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera). Përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të tjetërsojnë /shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Gazeta Insajderi merr vesh se ka të bëjë lidhur me rastin e mashtrimit për një pronë pranë “Spitalit Aloka” pronarin e kësaj të fundit, Halit Malokun.

Dosja e Prokurorisë, të cilën e e kishte siguruar Gazeta Insajderi, protagonist e prezanton biznesmenin Muhamet Melin, pronar të “Home Trade Agency”. Sipas organit akuzues, Meli përgjatë tetorit të 2025-ës ka falsifikuar një dokument publik si pasaportë të Serbisë dhe e ka përdorur të dhënat e një të dëmtuari dhe fotografinë e një personi tjetër.

Biznesmeni në fjalë me këtë dokument të falsifikuar ka hapur xhirollogari në Raiffeisen Bank dhe e ka përdorur për ta noterizuar kontratën për shitjen e një toke prej gjithsejtë 36,28 ari ndaj të dëmtuarit Halit Maloku, pronarit të “Spitalit Aloka”.

Çdoherë sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, biznesmeni Meli ishte dakorduar me të pandehurit Driton Restelica, pronar i “Prishtina 205 Taxi”, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotoku, që të përfitojnë tre për qind të vlerës totale të kësaj prone.

“Të pandehurit Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku, së bashku, shkojnë te noterja në Prishtinë dhe, duke e vënë në lajthim të dëmtuarin dhe noteren, i dëmtuari Halit Maloku dhe i pandehuri Muhamet Meli, i paraqitur si i autorizuar, e nënshkruajnë “Kontratën mbi shitblerjen e paluajtshmërisë” për sipërfaqen prej gjithsej 36.28 ari, në vlerë prej 1,578,180.00 euro. Pas kësaj, i dëmtuari Halit Maloku, më datën 06.10.2025, nga llogaria e tij bankare ka transferuar shumën prej 1,578,180.00 euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Pronari i “Prishtina 205 Taxi”, Driton Restelica, sipas dosjes arrin ta vëjë në lajthitje edhe punëtorin e autorizuar të Komunës së Prishtinës në Zyrën Kadastrale. E paraqiti kontratën e shitblerjes, për të cilën e dinte se ishte lidhur mbi bazë dokumentesh të falsifikuara. Në bazë të kësaj kontrate, zyrtari, duke qenë në lajthim, e regjistroi pronën dhe lëshoi certifikatën e pronësisë në emër të Halit Malokut.

Çka deklaroi në polici i dëmtuari dhe të dyshuarit?

Sipas fjalëve të pronarit të “Spitalit Aloka” në polici, Halit Maloku si i akuzuar u takua më 13 gusht të 2025-ës, në ambientet e Spitalit “Aloka” me Shpend Bobaj, Burhan Zhinipotoku dhe Driton Restelica për shitblerjen e parcelave.

Shpend Bobaj, sipas Malokut, ka deklaruar se parcelat, ndonëse të regjistruara në emër të një personi tjetër, janë në pronësi reale të tij dhe se ka të drejtë t’i shesë, duke pretenduar se posedon autorizim (pa ia paraqitur atë).

Çmimi i dakorduar ka qenë 43,500 euro për ari, në total 1,578,180.00 euro. Për përgatitjen e dokumentacionit ka angazhuar Driton Restelicën. Duke u bazuar në deklarimin e noteres që ka rënë në lajthitje se dokumentacioni është në rregull, në bazë të asaj çfarë Maloku ka thënë në polici, e ka nënshkruar kontratën dhe ka kryer pagesën.

Më 16–17 janar të këtij viti më pas është kontaktuar nga një person nga Zvicra, i cili ka pretenduar se është pronari i vërtetë i pronës.

I dyshuari Muhamet Meli ka deklaruar në polici se fillimisht është takuar me Shpend Bobaj, të cilit i ka thënë se ka një tokë për shitje afër Spitalit “Aloka”. Sipas tij, Shpendi ka kontaktuar me Burhan Zhinipotokun dhe Driton Restelicën, të cilët më pas janë takuar me blerësin Halit Maloku në Prizren. Ka deklaruar se me të dyshuarit e tjerë janë marrë vesh që secili të përfitojë nga 3% e vlerës totale, por sipas tij kjo shumë ende nuk është shpërndarë.

Ndërkaq i pandehuri tjetër Shpend Bobaj ka thënë para policisë se me Halit Malokun është takuar në zyrën e noteres dhe se përmes WhatsApp-it e ka pyetur nëse është kryer pagesa.

I pandehuri Driton Restelica ka deklaruar se merret me patundshmëri dhe se njeh Halit Malokun, Muhamed Tosunin, Muhamet Melin, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotokun dhe ka pohuar se ka njohuri për kontratën e shitblerjes.

Burhan Zhinipotoku, i pandehur në rastin ku po dyshohet për mashtrim, ka deklaruar para policisë se merret herë pas here me ndërmjetësim në shitblerje të patundshmërive. Ka pohuar se njeh vetëm Shpend Bobaj dhe Driton Restelicën dhe se ka thënë se s’ka njohuri për këtë kontratë shitblerjeje, ndonëse ka pranuar se do të fitonte shumën prej 3 për qind në rast të shitjes së pronës.

JU REKOMANDOJMË

Përgatitjet për zgjedhje: Mblidhet PDK-ja

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
11/05/2026 - 12:34

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot për të diskutuar përgatitjet për to. Takimi është planifikuar të nisë në orën 16:00,...

Më shumëDetails

Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
11/05/2026 - 12:06

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgigje me shkrim për gazetën Nacionale mohon të ketë "përçarje" brenda subjektit në kontekstin e rikthimit të Vjosa Osmanit...

Më shumëDetails

“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi” – LDK del me videomesazh për Osmanin

“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi” – LDK del me videomesazh për Osmanin
11/05/2026 - 11:40

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar një mesazh politik ku theksohet rëndësia e unitetit dhe rikthimit te vlerat themelore të partisë, pas tubimit të djeshëm të bashkimit...

Më shumëDetails

Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit
11/05/2026 - 11:03

Drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e Asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser po dëshmon në çështjen Thaçi dhe të tjerët, lidhur me...

Më shumëDetails

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
11/05/2026 - 10:30

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se vendi është i gatshëm të ecë...

Më shumëDetails

Hajnat e arit në aksion, tri familje kosovare kërkojnë ndihmën e Policisë

Sikur në filma: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe vjedhin sasi të madhe ari
11/05/2026 - 10:28

Tri raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë ditës së diel në Kosovë. Sipas raportit të policisë, rastet janë shënuar në Ferizaj e Klinë, ndërsa cak i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4