Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

11/05/2026 - 10:49
në Lajme
A A
Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Vërmicë mbrëmjen e së dielës, nën dyshimin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente. Përmes falsifikimit të këtyre dokumenteve, kishin mashtruar blerësin dhe i kishin marrë mbi 1,5 milion euro, shkruan Insajderi.

“Vërmicë 10.05.2026-21:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës se Serbisë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona te tjerë të dyshuar të arrestuar më datë 19.02.2026, kanë kryer veprime të kundërligjshme (falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera). Përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të tjetërsojnë /shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Gazeta Insajderi merr vesh se ka të bëjë lidhur me rastin e mashtrimit për një pronë pranë “Spitalit Aloka” pronarin e kësaj të fundit, Halit Malokun.

Dosja e Prokurorisë, të cilën e e kishte siguruar Gazeta Insajderi, protagonist e prezanton biznesmenin Muhamet Melin, pronar të “Home Trade Agency”. Sipas organit akuzues, Meli përgjatë tetorit të 2025-ës ka falsifikuar një dokument publik si pasaportë të Serbisë dhe e ka përdorur të dhënat e një të dëmtuari dhe fotografinë e një personi tjetër.

Biznesmeni në fjalë me këtë dokument të falsifikuar ka hapur xhirollogari në Raiffeisen Bank dhe e ka përdorur për ta noterizuar kontratën për shitjen e një toke prej gjithsejtë 36,28 ari ndaj të dëmtuarit Halit Maloku, pronarit të “Spitalit Aloka”.

Çdoherë sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, biznesmeni Meli ishte dakorduar me të pandehurit Driton Restelica, pronar i “Prishtina 205 Taxi”, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotoku, që të përfitojnë tre për qind të vlerës totale të kësaj prone.

“Të pandehurit Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku, së bashku, shkojnë te noterja në Prishtinë dhe, duke e vënë në lajthim të dëmtuarin dhe noteren, i dëmtuari Halit Maloku dhe i pandehuri Muhamet Meli, i paraqitur si i autorizuar, e nënshkruajnë “Kontratën mbi shitblerjen e paluajtshmërisë” për sipërfaqen prej gjithsej 36.28 ari, në vlerë prej 1,578,180.00 euro. Pas kësaj, i dëmtuari Halit Maloku, më datën 06.10.2025, nga llogaria e tij bankare ka transferuar shumën prej 1,578,180.00 euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Pronari i “Prishtina 205 Taxi”, Driton Restelica, sipas dosjes arrin ta vëjë në lajthitje edhe punëtorin e autorizuar të Komunës së Prishtinës në Zyrën Kadastrale. E paraqiti kontratën e shitblerjes, për të cilën e dinte se ishte lidhur mbi bazë dokumentesh të falsifikuara. Në bazë të kësaj kontrate, zyrtari, duke qenë në lajthim, e regjistroi pronën dhe lëshoi certifikatën e pronësisë në emër të Halit Malokut.

Çka deklaroi në polici i dëmtuari dhe të dyshuarit?

Sipas fjalëve të pronarit të “Spitalit Aloka” në polici, Halit Maloku si i akuzuar u takua më 13 gusht të 2025-ës, në ambientet e Spitalit “Aloka” me Shpend Bobaj, Burhan Zhinipotoku dhe Driton Restelica për shitblerjen e parcelave.

Shpend Bobaj, sipas Malokut, ka deklaruar se parcelat, ndonëse të regjistruara në emër të një personi tjetër, janë në pronësi reale të tij dhe se ka të drejtë t’i shesë, duke pretenduar se posedon autorizim (pa ia paraqitur atë).

Çmimi i dakorduar ka qenë 43,500 euro për ari, në total 1,578,180.00 euro. Për përgatitjen e dokumentacionit ka angazhuar Driton Restelicën. Duke u bazuar në deklarimin e noteres që ka rënë në lajthitje se dokumentacioni është në rregull, në bazë të asaj çfarë Maloku ka thënë në polici, e ka nënshkruar kontratën dhe ka kryer pagesën.

Më 16–17 janar të këtij viti më pas është kontaktuar nga një person nga Zvicra, i cili ka pretenduar se është pronari i vërtetë i pronës.

I dyshuari Muhamet Meli ka deklaruar në polici se fillimisht është takuar me Shpend Bobaj, të cilit i ka thënë se ka një tokë për shitje afër Spitalit “Aloka”. Sipas tij, Shpendi ka kontaktuar me Burhan Zhinipotokun dhe Driton Restelicën, të cilët më pas janë takuar me blerësin Halit Maloku në Prizren. Ka deklaruar se me të dyshuarit e tjerë janë marrë vesh që secili të përfitojë nga 3% e vlerës totale, por sipas tij kjo shumë ende nuk është shpërndarë.

Ndërkaq i pandehuri tjetër Shpend Bobaj ka thënë para policisë se me Halit Malokun është takuar në zyrën e noteres dhe se përmes WhatsApp-it e ka pyetur nëse është kryer pagesa.

I pandehuri Driton Restelica ka deklaruar se merret me patundshmëri dhe se njeh Halit Malokun, Muhamed Tosunin, Muhamet Melin, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotokun dhe ka pohuar se ka njohuri për kontratën e shitblerjes.

Burhan Zhinipotoku, i pandehur në rastin ku po dyshohet për mashtrim, ka deklaruar para policisë se merret herë pas here me ndërmjetësim në shitblerje të patundshmërive. Ka pohuar se njeh vetëm Shpend Bobaj dhe Driton Restelicën dhe se ka thënë se s’ka njohuri për këtë kontratë shitblerjeje, ndonëse ka pranuar se do të fitonte shumën prej 3 për qind në rast të shitjes së pronës.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë