Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999

15/05/2026 - 13:46
në Kryesore, Lajme
A A
OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim urgjent, ku sipas tyre është diskutuar për “përkeqësimin e klimës së sigurisë” pas angazhimit të njësive speciale në një incident që e cilësuan si “zënkë të zakonshme e pa pasoja të rënda”.

Në reagimin e tyre, OVL-UÇK theksoi se strukturat e sigurisë së Kosovës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo për të marrë pjesë në “shtetrrethime dhe ngjallje frike”.

Ata iu drejtuan edhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me thirrjen që të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga, siç u shprehën, “urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albin Kurti dhe banda e tij”.

Të jemi të qartë. Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës. Me këtë rast u drejtohemi pjesëtarëve të Policisë të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albini Kurti dhe banda e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas OVL-UÇK-së, nëse uniforma e Kosovës shndërrohet në instrument për vendosjen e “tiranisë së regjimit”, atëherë përgjegjësia nuk mbetet vetëm te urdhërdhënësit, por bëhet edhe personale.

Organizata deklaroi po ashtu se, “në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe rendit kushtetues”, do të pengojë “me çdo mjet” çdo individ apo organizim politik që tenton të vendosë diktaturën.

Në komunikatë u theksua se “diktatura mori fund në qershor të vitit 1999”, ndërsa u shtua se veteranët janë të gatshëm të sakrifikohen gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe shtetit.

“Kushdo që tenton ta vë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi. Të gatshëm gjithmonë të sakrifikohemi në mbrojtje të lirisë dhe shtetit që ka në themele mundin e luftëtarëve e gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon reagimi i OVL-UÇKsë.

https://www.facebook.com/share/p/1bn6vUGoyf/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti: Në mandatin tjetër, shtesat për fëmijë do të jenë 90 euro – lehonat deri në 500 euro

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
15/05/2026 - 14:22

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka folur në lidhje me shtesat për fëmijë dhe gratë lehona. Në një paraqitje publike, Kurti është zotuar për dyfishimin e shtesave për...

Më shumëDetails

Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi
15/05/2026 - 14:07

Gjykata Themelore në Mitrovicë - dega në Vushtrri ka marrë një vendim skandaloz, duke mos aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Avdullah Gerbeshit,...

Më shumëDetails

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova
15/05/2026 - 14:02

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi është bërë nga familjarët e tij nëpërmjet Facebook. “Të dashur miq, Me dhimbje të...

Më shumëDetails

“Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin

“Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin
15/05/2026 - 13:24

Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, është përshëndetur me xhematin e tij, pasi tashmë është zyrtarizuar si kandidat i VV-së për deputet. Mulla Osmani ka pasur një...

Më shumëDetails

Kurti: Kemi një fqinjë më shumë agresor sesa bashkëpunëtor

Kurti: Kemi një fqinjë më shumë agresor sesa bashkëpunëtor
15/05/2026 - 13:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban një konferencë të përbashkët me Komisionerën Evropiane, Marta Kos. Në këtë konferencë Kurti ka folur edhe për raportet midis Kosovës dhe...

Më shumëDetails

Gashi: Nuk është lidership kur Kryeministri s’paraqitet para drejtësisë, e kryetari i komunës refuzon të dëshmojë për një incident

Gashi: E vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature
15/05/2026 - 13:08

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Skenderaj. Ai ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj institucioneve të drejtësisë dhe përdorimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë