Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999

15/05/2026 - 13:46
në Kryesore, Lajme
A A
OVL-UÇK shpërthen pas aksionit në Skenderaj: Kurti po përdor Policinë për frikësim, diktatura ka marrë fund më 1999
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim urgjent, ku sipas tyre është diskutuar për “përkeqësimin e klimës së sigurisë” pas angazhimit të njësive speciale në një incident që e cilësuan si “zënkë të zakonshme e pa pasoja të rënda”.

Në reagimin e tyre, OVL-UÇK theksoi se strukturat e sigurisë së Kosovës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo për të marrë pjesë në “shtetrrethime dhe ngjallje frike”.

Ata iu drejtuan edhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me thirrjen që të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga, siç u shprehën, “urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albin Kurti dhe banda e tij”.

Të jemi të qartë. Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës. Me këtë rast u drejtohemi pjesëtarëve të Policisë të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenarëve të porositur nga Albini Kurti dhe banda e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas OVL-UÇK-së, nëse uniforma e Kosovës shndërrohet në instrument për vendosjen e “tiranisë së regjimit”, atëherë përgjegjësia nuk mbetet vetëm te urdhërdhënësit, por bëhet edhe personale.

Organizata deklaroi po ashtu se, “në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe rendit kushtetues”, do të pengojë “me çdo mjet” çdo individ apo organizim politik që tenton të vendosë diktaturën.

Në komunikatë u theksua se “diktatura mori fund në qershor të vitit 1999”, ndërsa u shtua se veteranët janë të gatshëm të sakrifikohen gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe shtetit.

“Kushdo që tenton ta vë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi. Të gatshëm gjithmonë të sakrifikohemi në mbrojtje të lirisë dhe shtetit që ka në themele mundin e luftëtarëve e gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së”, përfundon reagimi i OVL-UÇKsë.

https://www.facebook.com/share/p/1bn6vUGoyf/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë