Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka refuzuar që të shkojë në Prishtinë për t’u intervistuar lidhur me rastin e djeshëm që ndodhi në Skenderaj ku u rrah zëvendësministri Hysni Mehani.
Kështu ka mësuar nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Gazeta mëson se hetusia ka kërkuar nga Lushtaku që të japë intervistë në Prishtinë e jo në Skenderaj.
Ky i fundit ka refuzuar të shkojë në Prishtinë duke shprehur gatishmëri që të intervistohet në stacionin pilicor në Skenderaj./Veriu.info/













