Hetuesit policorë nga Prishtina kanë arritur në stacionin e policisë në Skenderaj për intervisitmin e kryetarit të kësaj komune lidhur me incidentin e djeshëm me kryetarin e LVV në Skenderaj, Hysni Mehani, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Hetuesit erdhën pasi Sami Lushtaku refuzoi të intervistohet në Prishtinë.
Ata tashmë kanë hyrë në ambientet e stacionit policor dhe aty pritet të vije Sami Lushtaku për intervistim.
Kujtojmë se qindra qytetarë janë mbledhur para objektit në mbështetje të Lushtakut./Veriu.info/













