Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pak para zgjedhjeve, Kurti merr pjesë në nisjen e punimeve në një rrugë, operatorit i thotë të punojë shpejt

16/05/2026 - 21:59
në Kryesore, Lajme
A A
Pak para zgjedhjeve, Kurti merr pjesë në nisjen e punimeve në një rrugë, operatorit i thotë të punojë shpejt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118 nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc.

Rruga, e cila do të lidhë Shirokën me Shtërpcë e që kalon nëpër Mushtisht, është e gjatë 1140 metra dhe kostoja e gjithmbarshme është 1 milion euro. Me këtë rast kryeministri në detyrë Kurti inkurajoi operatorin ekonomik që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar.

“Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë, e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor”, tha ai, njofton përmes komunikatës ZKM.

Prononcimi i Kurtit:

Jemi këtu bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, por edhe me ish-ministrin Hysen Durmishin, me aktivistë e me zyrtarë të institucioneve e të Lëvizjes, në vendosjen e fillimit të punimeve për rrugën, e cila do ta lidh Shirokën me Shtërpcë e kalon këtu nëpër Mushtisht.

Pardje e kemi marrë vendimin si Qeveri e Republikës për shpronësimet e nevojshme dhe pa humbur kohë po e fillojmë punën për këtë rrugë, e cila është gjithsej e gjatë 1140 metra dhe kostoja e gjithmbarshme është 1 milion euro.

Unë falënderoj operatorin ekonomik, e inkurajoj që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar dhe gjithashtu falënderoj ministrin, ish-ministrin dhe të gjithë banorët e Mushtishtit. Do të vijmë këtu bashkë prapë kur duhet ta bëjmë edhe përurimin.

Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë, e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor.

Urime të gjithëve!

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
03/09/2026 - 09:56

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të...

Më shumëDetails

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
03/09/2026 - 09:42

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati...

Më shumëDetails

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin

Ramadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin
03/09/2026 - 09:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në Kosovë, si pasojë e krizës politike. Në një postim në rrjetin social...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
03/09/2026 - 09:08

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar gjendjen aktuale institucionale në vend, duke thënë se bllokada politike po reflektohet edhe në sektorë të rëndësishëm si arsimi dhe shëndetësia....

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina
03/09/2026 - 08:58

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë vazhduar aksionin për të katërtën javë radhazi para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet...

Më shumëDetails

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë
03/09/2026 - 08:49

Hetuesit gjermanë po ndjekin gjurmë që çojnë në Serbi dhe Poloni, në kuadër të hetimeve për dronin e mbushur me eksploziv të zbuluar në aeroportin e Leipzigut. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë