Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, njëherësh edhe kandidate për deputete nga ky subjekt politik, ka shpërndarë videon e Kurtit, i cili paralajmëron zgjedhje të reja edhe në vjeshtë e dimër.
Kica-Xhelili me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se LDK’ja vetëm po e citon Kurtin dhe ata, duke nënkuptuar LVV’ja, po i prejnë fjalitë e tyre “duke manipuluar se po themi ne”.
“Veç t’a keni të qartë kujt saktë po ja drejtoni të gjitha të sharat e linçimet”, ka deklaruar Kica-Xhelili. /Insajderi.org/












