Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, Betim Gashi, është përfshirë në parafushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gashi, i cili është nip i ish-deputetit të VV-së, Gani Krasniq, është parë në një aktivitet politik në Malishevë me disa aktivistë të VV-së.
Ndonëse pasti i lart publik që mban ia ndalon të marrë pjesë nëpër aktivitete politike, atij nuk i ka interesuar për këtë.
Në mesin e tyre ishte edhe anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.
Ky i fundit, i cili është edhe bashkëshorti i ushtrues së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, fotografinë në fjalë e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
“Malisheva sot kishte gjallëri. Një plak na përshëndeti dhe na la një fjalë: Përpara paret e shtetit i fusnin në xhep, kurse tash ato po ia japin mbesave dhe nipave tanë”, ka shkruar Krasniqi.











