Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ishte mysafir në “Përballje me Gazin” që prodhohet nga portalit Veriu.info me autor Gazmend Morina, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Skenderaj, ku pas një incidenti kishte marrë lëndime Hysni Mehani i VV-së, i cili kishte akuzuar Sami Lushtakun për sulm fizik.
Ai ka thënë se Vetëvendosje din t’i inskenojë këto për përfitime të veta politike para zgjedhjeve.
Sipas tij në Skenderaj atë ditë u përdor njësia speciale e Policisë pa nevojë për shkak se Sami Lushtaku është kryetar i komunës dhe kryetar i partisë.
Ai theksoi se kjo ishte iniciativë e Albin Kurtit për dominim në Drenicë po ja që s’mundi.













