Kanë mbetur më pak se 3 javë nga dita kur votuesit e Kosovës do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit për të shprehur vullnetin politik, por në disa komuna ende nuk janë hapur zyrat e KKZ-së që janë organi kryesor komunal zgjedhor.
Bëhet fjalë për katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe ku ende nuk janë hapur zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Kështu mëson nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të KQZ-së për të kuptuar se pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Si pasojë e kësaj situate subjektet politike nuk po mund t’i kryejnë shërbimet zgjedhore si dhe nuk ofrohen shërbime administrative për votuesit.
Për këtë situatë janë ankuar subjektet politike që kanë emëruar përfaqësuesit e tyre si dhe votuedit./Veriu.info/













