Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ishte mysafir në “Përballje me Gazin” që prodhohet nga portalit Veriu.info me autor Gazmend Morina, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Skenderaj, ku pas një incidenti kishte marrë lëndime Hysni Mehani i VV-së, i cili kishte akuzuar Sami Lushtakun për sulm fizik.
Ai ka thënë se incidenti në Skenderaj ndodhi pa fajin e Sami Lushtakut, dhe sipas informacioneve të tij Sami Lushtaku ka qenë në lokal por nuk ka ndërhyrë por dikush nga qytetarët e ka sulmuar Mehanin.
Dhe pse e kanë sulmuar dihet pasi e ka quajtur Lushtakun “Sami Serbia”.
Madje ai shpalos versionin e tij duke thënë se njëri prej tyre thotë “erdhën këta kriminelët né lokal”.
VIDEO:













