Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca tenton ta përhupë deklaratën me termin “frizerkë”, e quan “pseudogazetar” mbështetësin e VV’së që ia bëri pyetjen

19/05/2026 - 23:36
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca tenton ta përhupë deklaratën me termin “frizerkë”, e quan “pseudogazetar” mbështetësin e VV’së që ia bëri pyetjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka tentuar të sqarohet për termin “frizerkë”, pas pyetjes tendencioze që ia bëri një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë një tubimi në Ferizaj, duke aluduar në Vjosa Osmanin.

Konjufca me një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se një “pseudogazetar” ia ndërpreu fjalën dhe e përdori termin “frizerkë”.

“Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese”, deklaroi Konjufca.

“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë”, ka thënë më tej ai.

“Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, përmbyll Konjufca.

Megjithatë, personi që ia parashtroi Konjufcës pyetjen haptazi shpreh mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, iu është lajmëruar Konjufcës në koment, duke kritikuar mediat dhe duke i kërkuar falje atij.

“Shume sakte i nderuar por i kan shkelmat e fundit pa merak rrik shume i qart ke qen ti Respekt e VVazhdojme.. me fal nese tkam bo mu ndi keq sepse portalet e ish pushteteve kete pune kan!”, ka deklaruar mbështetësi i VV’së.

JU REKOMANDOJMË

“Diskursi verbal është më i rëndë se ajo që përdori Lushtaku – Skënderaj është kryesisht vend i qetë, atje ka dhimbje”, Baton Haxhiu

“Diskursi verbal është më i rëndë se ajo që përdori Lushtaku – Skënderaj është kryesisht vend i qetë, atje ka dhimbje”, Baton Haxhiu
19/05/2026 - 22:58

Analisti Baton Haxhiu shpjegoi në Pressing se si zonat si Dukagjini, Drenica dhe një pjesë e Llapit, e kanë të vështirë t’i tejkalojnë ofendimet që lidhen me Serbinë....

Më shumëDetails

Gorani: Kurti s’dëshiron të fitojë shumë vota, do bashkëqeverisje për të shpërndarë përgjegjësinë

Gorani: Kurti s’dëshiron të fitojë shumë vota, do bashkëqeverisje për të shpërndarë përgjegjësinë
19/05/2026 - 22:38

Opinionisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndonëse po kërkon 60% të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, ai në fakt mendon krejt diçka...

Më shumëDetails

Maxhuni i PDK-së, Lorik Maxhuni, takon punëtorët e “Përparimi” në Vushtrri: Njerëz të përkushtuar që mbajnë në këmbë komunitetin tonë

Maxhuni i PDK-së, Lorik Maxhuni, takon punëtorët e “Përparimi” në Vushtrri: Njerëz të përkushtuar që mbajnë në këmbë komunitetin tonë
19/05/2026 - 22:26

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka takuar punëtorët e ndërmarrjes publike “Përparimi” në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriuinfo. Ai ka vlerësuar lartë përkushtimin e tyre për...

Më shumëDetails

Rama – Kurtit: Ke deficit të madh politik dhe personal, e ke zhytur vendin në varfëri dhe stagnim – asnjë rezultat, vetëm propagandë

Rama – Kurtit: Ke deficit të madh politik dhe personal, e ke zhytur vendin në varfëri dhe stagnim – asnjë rezultat, vetëm propagandë
19/05/2026 - 22:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurtit, derisa ka thënë se ai ka deficit të madh politik dhe personal, sepse...

Më shumëDetails

Flotilja drejt Gazës: Izraeli sekuestron anijet e misionit humanitar

Flotilja drejt Gazës: Izraeli sekuestron anijet e misionit humanitar
19/05/2026 - 21:46

Misioni humanitar “Flotilja Globale Sumud” ka bërë të ditur se të gjitha anijet e konvojit të saj janë sekuestruar nga forcat izraelite gjatë lundrimit drejt Rripi i Gazës....

Më shumëDetails

Studentët në konvikte tash mund të hyjnë e dalin 24 orë

Studentët në konvikte tash mund të hyjnë e dalin 24 orë
19/05/2026 - 21:45

Përpos ditën, që hyrjet e daljet i bëjnë lirshëm, tash e tutje banorët e Qendrës së Studentëve në Prishtinë njëjtë do të veprojnë edhe natën. Kjo pasi është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

    Suspendohen dy policë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Çohu o dreq”, infermierja e psikiatrisë ofendon dhe shanë pacienten

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Refuzoi marrëdhëniet seksuale” – Burri dyshohet se e rrahu dhe e dëboi nga shtëpia gruan në Vushtrri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kompania “Tregtia” akuzohet për mashtrim me shitjen të banesave në lagjen kontraverse “Kodrina”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë