Tashmë janë zyrtarizuar kushtet ndërtimore për projektin më të ri nga Ariani Company i cili do të ndërtohet në rrugën “Tahir Sinani” në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kompleksi banesor-afarist “KULLAT E GANIUT” i projektuar nga ProArchitecture do të realizohet në një parcelë prej mbi 7000 m² dhe do të përfshijë katër blloqe moderne banimi dhe afarizmi.
Ky investim pritet të jetë ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Vushtrri duke sjellë një standard të ri të banimit dhe afarizmit në qytet.
“Për familjen dhe kompaninë tonë ky projekt ka edhe një vlerë të veçantë emocionale sepse do të mbajë një emër që do ta bartim gjithmonë me krenari, respekt dhe peshë të madhe.” – thuhet në njoftimin e kompanisë.











