Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

21/05/2026 - 20:55
në Kryesore, Lajme
A A
Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Moszbatimi i vendimit gjyqësor për konfiskimin e pronës në Veternik ka nxitur një përplasje të re institucionale. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar nuk ka vepruar sipas urdhrit të gjykatës, duke lënë të pandryshuar gjendjen në terren. Ndërkohë, mbi parcelën në fjalë është ngritur një kompleks banesor me përmasa të mëdha. Rasti tashmë është zhvendosur në hetim penal, me kallëzim ndaj zyrtarëve përgjegjës të AAPSK-së

Visar Duriqi

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po përballet me një skandal të rëndë që përfshin moszbatimin e vendimeve gjyqësore për sekuestrimin e pronave të fituara përmes krimit. Në qendër të kësaj afere është Ministria e Drejtësisë, e cila, sipas pretendimeve, po refuzon të bllokojë një pronë milionëshe në lagjen Veternik të Prishtinës.

Për këtë dështim shtetëror, rasti tashmë ka kaluar në rrafshin penal. Përfaqësuesit e familjes së dëmtuar, Nexhat dhe Gursel Sadiku, kanë njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Drejtësisë se ndaj zyrtarëve kompetentë të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) rëndojnë akuzat për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” (neni 414 i KPRK-së) dhe “Mashtrim” (neni 323 i KPRK-së).

Sabotimi i vendimit të Gjykatës nga Agjencia nën Ministrinë e Gërvallës

Gjykata kishte lëshuar një urdhër përfundimtar (PN.nr.251/22) për marrjen nën administrim të kësaj pasurie të konfiskuar. Sipas ligjit dhe aktvendimit të datës 17 shtator 2025, AAPSK, që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, kishte për obligim ta ekzekutonte këtë urdhër brenda 15 ditëve nga dita e dorëzimit.

Megjithatë, zyrtarët përgjegjës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim – që në thelb përbën refuzim për zbatimin e një vendimi gjyqësor – u ka mundësuar personave të dyshuar të vazhdojnë tjetërsimin dhe nxjerrjen e përfitimeve nga pasuria me prejardhje kriminale.

Në njoftimin dhe kërkesën urgjente drejtuar drejtpërdrejt ministres Donika Gërvalla, avokatja e palës, Saranda Keqekolla Sadiku, ka kërkuar që Ministria të përdorë autoritetin e saj dhe të detyrojë Agjencinë që ta marrë pronën nën menaxhim.

Arsyetimi i Qeverisë: “Në terren gjetëm 160 banesa e 150 garazha”

Pasi Gazeta Insajderi kërkoi përgjigje zyrtare dhe paralajmëroi publikimin e hulumtimit, Ministria e Drejtësisë përmes Zyrës për Komunikim Publik, ka ofruar një arsyetim që lidhet me ndryshimin e gjendjes në terren.

Sipas Ministrisë, zyrtarët e AAPSK-së kanë konstatuar se mbi parcelat e sekuestruara nga Gjykata është ndërtuar një kompleks masiv banesor me katër hyrje, 160 banesa, 18 lokale dhe 150 garazha.

Ministria pretendon se ka kërkuar sqarime shtesë nga gjyqtarja e rastit, me arsyetimin se në vendim përmenden vetëm ngastrat kadastrale dhe jo objektet e ndërtuara mbi to.

Për pasojë, Agjencia ka vendosur të evidentojë gjendjen dhe të presë një vendim të ri nga Gjykata.

Për më tepër, pavarësisht shkresës zyrtare të protokolluar dhe provave të dorëzuara nga përfaqësuesit ligjorë të palës, Ministria e Drejtësisë deklaroi se nuk ka njohuri nga organet kompetente që ndaj zyrtarëve të Agjencisë është ushtruar kallëzim penal.

Çfarë thotë aktakuza ndaj Ylber Hysenit dhe Afrim Gashit për pronën në Veternik?

Sipas dosjes zyrtare të Prokurorisë, mbi të cilën Gjykata Themelore në Prishtinë u bazua për të lëshuar urdhrin ndalues (PN.nr.251/22), i dyshuari kryesor Ylber Hyseni ngarkohet për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” (neni 395, paragrafi 1 i KPRK-së) dhe “Mashtrim” (neni 323, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së).

Dosja specifikon se ky grup kishte përdorur një vendim plotësisht të falsifikuar të një organi serb të vitit 1961, në emër të Zojë Hysenit (nëna e Ylber Hysenit), për të tjetërsuar ngastrat kadastrale të familjes Sadiku.

Në këtë bazë, i dyshuari Afrim Gashi dhe persona të tjerë kishin lidhur kontrata biznesi dhe marrëveshje ndërtimi me kompani investitore. Sipas aktakuzës, përmes kësaj skeme janë manipuluar procedurat gjyqësore dhe është mundësuar ndërtimi masiv në parcelën milionëshe, duke prekur drejtpërdrejt të drejtat e pronarëve legjitimë, Nexhat dhe Gursel Sadiku.

Kush janë zyrtarët e AAPSK-së që u dërguan me kallëzim penal?

Kallëzimi penal, i dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë më 20 prill 2026 (nr. 04386741), targeton drejtpërdrejt zinxhirin komandues dhe zyrtarët përgjegjës të AAPSK-së që, sipas pretendimeve, refuzuan të veprojnë.

Ata ngarkohen për bashkëkryerje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” (neni 414) dhe “Mashtrim” (neni 323, në lidhje me nenin 31 për bashkëkryerje).

Sipas shkresave të rastit, si persona përgjegjës që ishin vënë në dijeni përmes komunikimeve zyrtare dhe dokumenteve të protokolluara, por që dështuan të ekzekutojnë urdhrin brenda afatit ligjor, përmenden:

Alban Sutaj – zyrtar i lartë në AAPSK, adresues kryesor i kërkesave urgjente

Naser Arifi – zyrtar kompetent brenda Agjencisë

Gëzim Preniqi dhe Nurije Gashi – zyrtarë të përfshirë në zinxhirin administrativ

Fllanza Kadiu – nga Drejtoria e AAPSK-së

Rukie Ajeti, Dardan Tolaj dhe Flutura Mehmeti – zyrtarë të tjerë të Agjencisë

Sipas kallëzimit të dorëzuar nga avokatja Saranda Keqekolla Sadiku, mosveprimi i këtyre zyrtarëve nuk ishte neglizhencë administrative, por veprim i qëllimshëm “për t’u mundësuar personave të dyshuar dhe kompanive ndërtuese të tjetërsojnë dhe përfitojnë nga pasuria që dyshohet se është fituar me vepër penale”.

Sipas të njëjtit pretendim, ky veprim në grup ka krijuar një gjendje të pakthyeshme në terren, duke mundësuar ndërtimin e përshpejtuar të kompleksit banesor dhe duke vështirësuar kthimin e pronës te pronarët legjitimë./ Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë