Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor

22/05/2026 - 13:11
në Kryesore, Lajme
A A
Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve, përbën shkelje ligjore dhe rast klasik të keqpërdorimit të resurseve publike në periudhë zgjedhore.

Sipas DnV-së, shpërndarja e pakove masive financiare krijon ndikim të drejtpërdrejtë në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës ndërmjet subjekteve politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për partinë në pushtet.

“Legjislacioni zgjedhor qartazi ndalon përdorimin e resurseve publike për qëllime që ndikojnë ose mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve. Ky parim vlen për secilën formë, përfshirë përdorimin e buxhetit të shtetit, por edhe përdorimin e automjeteve, zyrave dhe administratës publike gjatë fushatës – për të krijuar përfitime elektorale”.

DnV rikujton që Kuvendi i Kosovës nuk kishte miratuar iniciativën për plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhetin, në kuadër të së cilit ishin paraparë mjete për një pako të tillë financiare.

“Prandaj, në këtë drejtim ky vendim paraqet edhe tejkalim të dispozitave të Ligjit për Qeverinë, i cili kufizon qartazi mandatin e një qeverie në detyrë në marrjen e vendimeve me implikime financiare, sidomos kur ato nuk burojnë nga planifikimi i rregullt vjetor dhe nga buxheti aktual.

Kjo situatë bëhet edhe më problematike nga fakti që ndihma financiare shpërndahet në mënyrë të përgjithshme dhe pa ndonjë situatë emergjente të re që do të arsyetonte masa të tilla urgjente. Kjo e bën të vështirë ndarjen ndërmjet politikës sociale dhe ndërhyrjes elektorale, pasi që mbështetja për qytetarët duhet të ndërtohet përmes politikave të qëndrueshme, të planifikuara dhe të trajtuara përmes procedurave të rregullta institucionale, e jo përmes vendimeve të improvizuara në prag të zgjedhjeve”, theksohet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Demokracia në Veprim u bën thirrje institucioneve që të përmbahen siç thotë nga përdorimi i resurseve publike në funksion të fushatës dhe të respektojnë standardet ligjore dhe demokratike që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“ Po ashtu, konsiderojmë se raste të tilla duhet të jenë subjekt i trajtimit institucional dhe juridik nga mekanizmat përgjegjës për mbrojtjen e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor dhe administrimit të parasë publike. Mosveprimi ndaj praktikave të tilla rrezikon të normalizojë përdorimin e buxhetit të shtetit për përfitim politik gjatë fushatave zgjedhore”.

JU REKOMANDOJMË

Pacolli: Komuna e Pejës i ka “mbyllur veshët”, vendimi për Rugovën është i përkohshëm

Pacolli: Komuna e Pejës i ka “mbyllur veshët”, vendimi për Rugovën është i përkohshëm
22/05/2026 - 14:03

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka mbajtur konferencë për media pas protestës së banorëve të Rugovës kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore...

Më shumëDetails

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem”- Protestuesit përplasen me Fitore Pacollin!

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem”- Protestuesit përplasen me Fitore Pacollin!
22/05/2026 - 13:35

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, doli para protestuesve të cilët e nisën protestën para kësaj Ministrie në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin...

Më shumëDetails

Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë vendimet që u morën

Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
22/05/2026 - 13:18

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë politika sociale, ekonomike dhe administrative....

Më shumëDetails

Jehona Lushaku për 100 eurot e qeverisë: Po tentojnë t’i blejnë votat para zgjedhjeve

Lushtaku-Sadriu: Gërvalla na akuzoi për servilizëm, ajo vet e bëri me Kurtin dhe tradhtoi rugovizmin!
22/05/2026 - 12:49

Qeveria Kurti në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe nga...

Më shumëDetails

Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit
22/05/2026 - 12:24

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me, siç e quan, varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike...

Më shumëDetails

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi
22/05/2026 - 11:55

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka publikuar fotografi me kandidatët për deputetë nga kjo parti, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi, të cilët i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë