Kandidati i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë një mesazh pozitiv në rrjetet sociale, duke theksuar përkushtimin për ide të reja dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës. “Një ditë e re fillon me energji pozitive, optimizëm dhe përkushtim ndaj ideve të reja që i shërbejnë Republikës së Kosovës”, shkroi ai.
Në postimin e tij, Hasanpapaj u shfaq së bashku me Vjosa Osmanin gjatë aktiviteteve në terren, duke theksuar angazhimin për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. #LDK113 #VjosaOsmani1 #LumirAbdixhiku2 #BardhylHasanpapaj34











