Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 488 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit, kurse 2 në vuajtje të dënimit.













