Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga takimi në Podujevë duke i falnderuar qytetarët për pritjen.Abdixhiku tha se në ‘Hajde Folim’ morën pyetje, sugjerime, dhe se morën edhe perspektivën e qytetarëve mbi përditshmërinë e tyre, shqetësimet, shpresat dhe pritjet që kanë për vendin.
“Në këtë parafushatë, takimet ballëhapur e faqebardhë me njerëzit e Kosovës më kanë dhënë perspektivën më të vlefshme elektorale: atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta. Sepse politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve; por mes tyre. Kur del ballëhapur tyre” shkruan Abdixhiku
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/1E75DYwiah/?mibextid=wwXIfr













