Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë momente nga takimi me mërgatën shqiptare në Cyrih të Zvicrës, ku atmosfera u karakterizua nga entuziazëm dhe mbështetje e madhe për LDK-në.
“Nën brohoritjet ‘KREJT KOSOVA LDK’ dhe entuziazmin që vetëm mërgata jonë di ta bëjë, sot kaluam një super të diel në Zürich të Zvicrës”, ka shkruar Hasanpapaj.
Sipas tij, bashkatdhetarët në Zvicër sollën atmosferë feste, shpresë dhe energji pozitive, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë me Kosovën në çdo periudhë.












