Lumir Abdixhiku ka falënderuar bashkatdhetarët në Cyrih për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë, duke e cilësuar atmosferën si një moment të paharrueshëm plot energji, dashuri dhe shpresë.
Ai theksoi se entuziazmi i mërgatës mbetet kujtim që e përcjell gjithë jetën, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “LDK një herë, LDK gjithëherë!”.
Postimi i plotë:
Disa gjëra përjetohen. Nuk shpjegohen.
Ato mbesin kujtime që të përcjellin gjithë jetën.
Ky entuziazëm i sotëm në Cyrih, kjo energji, kjo dashuri e kjo shpresë e jashtëzakonshme e bashkëatdhetarëve tanë, ishte pikërisht një prej atyre momenteve.
Ju faleminderit që jeni!
LDK një herë, LDK gjithëherë!













