Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta. Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit: Deri me datën 5 qershor 2026. Kush mund të aplikojë:- Punëtorët në sektorin privat;- Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).










