Reperi i njohur, Noizy, ka reaguar së fundmi lidhur me debatet dhe protestat që po zhvillohen kundër projektit të planifikuar në Zvërnec.
Përmes një postimi në InstaStory, i cili më pas u fshi, artisti kritikoi ashpër kundërshtarët e projektit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos mjaftohen me komente në rrjetet sociale, por të marrin pjesë në protesta nëse besojnë se duhet të ketë ndryshim.
“Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?”, shkroi ai.
Më tej, reperi u shpreh skeptik ndaj pretendimeve se projekti nënkupton shitjen e Shqipërisë te investitorë të huaj, duke theksuar se nuk i beson këtyre narrativëve.
“Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigant për Shqipërinë”, deklaroi Noizy.














