Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasaportat që hapin të gjitha dyert

13/01/2022 - 20:06
në Kuriozitete, Lajme
A A
Pasaportat që hapin të gjitha dyert
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një njeri i zakonshëm mund të mbajë me siguri një pasaportë, ndoshta edhe dy nëse ka nënshtetësi të dyfishtë. Por janë disa pozicione pune të veçanta, si diplomacia, hetuesia ose politika, përmes të cilave mund të përfitoni dokumente udhëtimi që hapin më shumë dyer.

Më poshtë po rendisim disa nga pasaportat jo standarde që ekzistojnë.

Pasaportat diplomatike

Çfarë janë? Pasaportat diplomatike u jepet diplomatëve të shteteve dhe ambasadorëve të vendosur në vente tëhuaja.

Cilat janë përfitimet? Shpesh hiqet detyrimi për pajisjen me vizë, për të siguruar kalim të lehtësuar. Diplomatët shpesh gëzojnë edhe imunitet diplomatik. Ndërsa me raste, edhe familjarët e tyre mund të marrin pasaporta diplomatike.

Të veçanta: Në Mbretërinë e Bashkuar, ekziston një pasaportë e veçantë diplomatike, që mban vulën Shërbimi i Lajmëtarëve të Mbretëreshës. Ky është një grup elitar korrierësh, të cilët dërgojnë materiale diplomatike të klasifikuara, prej 800 vitesh.

Pasaportat e presidentëve dhe kryeministrave

Çfarë janë? Për të pasur pasaportat të nivelit më të lartë duhet të punosh shumë dhe të ngjisësh shkallët e politikës deri në majë, duke u bërë kryeministër apo president i një vendi. Këto janë pasaporta unike, një version krejt origjinal i pasaportave diplomatike. Presidenti amerikan madje ka të shkruar edhe profesionin mbi pasaportë.

Cilat janë përfitimet? Në pjesën më të madhe të rasteve, mbajtësi i këtyre pasaportave diplomatike “VIP”, as nuk e merr me vete në udhëtime, dhe nuk mban radhë nëpër dogana, për shkak se këtë e bëjnë zyrtarët. Gjithashtu kryeministrat dhe presidentët nuk paguajnë për pasaportën e tyre.

pasaportat

Pasaporta të tjera zyrtare ose speciale

Çfarë janë? Pasaportat zyrtare (siç quhen në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar), ose speciale (siç quhen në Kanada) u jepen senatorëve, deputetëve, zyrtarëve ushtarakë dhe nëpunësve të ndryshëm të qeverisë të cilët nuk janë diplomatë të mirëfilltë, por duhet të udhëtojnë drejt një ambasade të shtetit të tyre ose kanë një mision zyrtar.

Cilat janë përfitimet? Në letër, këto pasaporta nuk ofrojnë ndonjë përfitim të veçantë. Por në praktikë, ndodh ndryshe. Nëse ke një pasaportë të veçantë amerikane, nuk paguan për vizë edhe atëherë kur duhet të marrësh një. Këto pasaporta duhen përdorur me kujdes, pasi mund t’u hiqen në çdo moment personave që abuzojnë me to.

Dokumentet e udhëtimit të Interpolit

Çfarë janë? Këto dokumente u lëshohen ekskluzivisht nëpunësve të Interpolit, dhe prodhohen në dy formate të ndryshme: në formën e një libreze me një pasaportë elektronike dhe në formën e një karte identiteti. Në të dy rastet, dokumentet përmbajnë një mikorçip të integruar, ku ruhen informacionet personale të mbajtësit të tyre, si gjurmët e gishtërinjve, dhe një fotografi identike me atë të printuar në dokument.

Cilat janë përfitimet? Këto dokumente u futën për herë të parë në përdorim në vitin 2010, pas miratimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit. Ndjekja e kriminelëve nëpër botë nuk është punë e lehtë dhe këto dokumente janë projektuar për të mënjanuar procedurat buroktratike. Edhe pse Interpoli ka rreth 1000 të punësuar, nuk është e qartë sa prej tyre kanë një dokument të tillë.

Lejekalimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Çfarë janë? Anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera të ndryshme brenda OKB-së, mund të përfitojnë një dokument të tillë. Të futura në qarkullim fillimisht në vitin 1946, këto lejekalimet u bënë elektronike në vitin 2012. Ka dy lloje lejekalimi të OKB-së: blu dhe të kuqe, kjo e fundit për anëtarët e nivelit më të lartë.

Cilat janë përfitimet? OKB deklaron se mbajtësit e lejes së kuqe mund të përfitojnë “privilegje dhe imunitet diplomatik” kur udhëtojnë për çështje që lidhen me aktivitetin e OKB-së. Ndryshe nga “super pasaportat” e tjera, ky dokument nuk zëvendëson pasaportën kombëtare, por e plotëson atë. OKB instrukton të gjithë anëtarët e saj që t’i mbajnë gjithmonë me vete të dy dokumentet.

Termi “lejekalimi” – zyrtarisht “laissez-passer” mund të jetë përdorur për herë të parë në vitin 1414, kur Mbreti Henry V i Anglisë miratoi një ligj që e cilësonte si tradhti të lartë nëse një cenohej një person të cilit i ishte premtuar kalim i sigurt brenda vendit. Dokumente të ngjashme u përdorën gjatë Luftës I Botërore, për të siguruar kalim të sigurt për refugjatët nga zonat e luftimeve.

Personat që nuk kanë fare nevojë për pasaportë

Thuajse të gjithë anëtarët e familjeve mbretërore mbajnë pasaportat e tyre gjatë udhëtimeve, përveç mbretërve apo mbretëreshave. Në faqen zyrtare në internet të familjes mbretërore angleze thuhet se Mbretëresha Elizabeth II nuk mund të ketë një pasaportë, pasi të gjithë pasaportat britanike lëshohen “në emër të Madhërisë së Saj”, dhe kjo e bën të panevojshme që ajo t’i lëshojë pasaportë vetes. Po Papa? Si sovran i Shtetit të Vatikanit, Papa ka një pasaportë të veçantë të Selisë së Shenjtë. Por në vitin 2014, pak kohë pasi u zgjodh në krye të Kishës Katolike, Papa Françesku ndërmori hapin e pazakontë dhe rinovoi kartën e identitetit dhe pasaportën argjentinase, duke udhëtuar si një qytetar i thjeshtë pa privilegjet që sillte pasaporta e Vatikanit.

JU REKOMANDOJMË

Mërgimtarët sot përsëri në Kuvend

Mërgimtarët sot përsëri në Kuvend
11/08/2026 - 10:27

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës ndodhen në...

Më shumëDetails

Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
11/08/2026 - 10:18

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si vonesë që po sjell pasoja të drejtpërdrejta...

Më shumëDetails

Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur papritur dëgjohet një krismë – i riu goditet nga plumbi, përfundon në QKUK

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë
11/08/2026 - 09:56

Një ngjarje e pazakontë dhe ende e paqartë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, ku një person është plagosur me armë zjarri...

Më shumëDetails

E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
11/08/2026 - 09:47

Një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur i shtrirë në rrugë në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit. Sipas raportit policor, ekipet emergjente i kanë ofruar...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
11/08/2026 - 09:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11.08.2026. Sipas vendimit...

Më shumëDetails

Rama i përgjigjet Serbisë: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Edi Rama reagon ashpër, pas vendimit të Britanisë për të dëbuar 700 familje shqiptare
11/08/2026 - 08:48

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë lidhur me idenë e Beogradit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Rama deklaron se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë