Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria po e heton për lidhje me trafikantë droge

14/06/2026 - 10:46
në Lajme
A A
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria po e heton për lidhje me trafikantë droge
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, si dhe në ambientet e zyrës së tij, me vendim të GJKKO-së. Burime të besuara bëjnë me dije se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit.

Kontrollet vijnë në vijim të megaoperacionit të SPAK, i cili goditi tre grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Në qendër të hetimeve janë grupet e drejtuara nga Artur Shehu, Artur alias Luciano Koceku dhe Alfredo Hamzai.

Sipas dosjes hetimore, paratë e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin në sektorin e ndërtimit përmes biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Orest Sota. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu investime të dyshuara në projektin Green Coast në Palasë, në pronësi të Samir Manes.

Emri i Manes përmendet në materialet hetimore të SPAK. Burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje dhe materiale që mund t’i shërbejnë hetimit, ndërsa telefoni celular i biznesmenit është marrë për verifikime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Samir Manes shfaqet në dosje të rëndësishme hetimore të SPAK-ut. Më herët, ai është përmendur edhe në hetimet ndaj grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku, të cilët prokuroria i konsideron figura kyçe në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Sipas materialeve hetimore të publikuara, në dosjen e Hamzait dhe Koçekut janë dokumentuar komunikime ku diskutohej për projekte ndërtimore në zonën turistike të Palasës. Hetuesit kanë evidentuar biseda ku personat nën hetim flasin për takime dhe negociata me Samir Manen lidhur me përfshirjen e tokave në projekte rezidenciale të lidhura me kompleksin Green Coast.

Në komunikimet e përgjuara përmenden edhe pagesa që sipas personave të përfshirë arrinin deri në 3 milionë euro për përfshirjen e tokave në projektet turistike në bregdetin shqiptar. Sipas SPAK-ut, në disa prej këtyre komunikimeve Mane përmendet si personi me të cilin negociohej realizimi i marrëveshjeve.

Ndërkohë, emri i biznesmenit është përmendur edhe në dosjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Monika Kryemadhit, ku SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë hetim, prokuroria ka përfshirë komunikime dhe episode që i konsideron të rëndësishme për zbardhjen e skemave të dyshuara.

Megjithatë, deri më tani ndaj Samir Manes nuk është ngritur asnjë akuzë penale. Vetë biznesmeni ka deklaruar më herët se nuk ka asgjë për të komentuar përtej faktit se nuk ndodhet nën akuzë.

JU REKOMANDOJMË

Përleshje mes dy familjeve, the’ret për vde’kje 27 vjeçari nga Prizreni

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
14/06/2026 - 13:49

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur para pak çastesh në Kobaj të Prizrenit. Një 27 vjeçar ka vdekur si pasojë e therrjes me thikë gjatë një përleshje mes...

Më shumëDetails

Këta janë pesë të arrestuarit për kri’me lufte, njëri u kap sot në kufi

Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″
14/06/2026 - 13:41

Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë në operacionin “Reçaku II”. Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë...

Më shumëDetails

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
14/06/2026 - 13:31

Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, kanë mbetur jashtë përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se kanë siguruar numër të konsiderueshëm...

Më shumëDetails

Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?
14/06/2026 - 13:13

Byroja Kombëtare e Hetimit në Shqipëri ka ushtruar kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, si dhe në ambientet e zyrës së tij, me vendim të GJKKO-së. Burime...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Humb jetën djali i vetëm i familjes, 17 vjeçari Edison Krasniqi ishte duke punuar në ndërtimtari në Ulqin

E dhimbshme: Humb jetën djali i vetëm i familjes, 17 vjeçari Edison Krasniqi ishte duke punuar në ndërtimtari në Ulqin
14/06/2026 - 13:06

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën. Edison Krasniqi, 17-vjeçar nga fshati Drenovc, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në sektorin e ndërtimtarisë në Mal të Zi në...

Më shumëDetails

Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin
14/06/2026 - 12:45

Detaje të reja nga dosja hetimore “Black Eagle” (Shqiponja e Zezë), ku figurë qendrore rezulton Alfredo Hamzai, hedhin dritë mbi aktivitetin ndërkombëtar të Artur Shehut, i shpallur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    592 Shpërndaje
    Shpërndaje 237 Tweet 148
  • Samir Mane ndërmjetësuesi i dyshuar mes botës së krimit dhe biznesit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë