Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vota e diasporës ndryshoi matematikën për formim të institucioneve

18/06/2026 - 08:04
në Kryesore, Lajme
A A
Vota e diasporës ndryshoi matematikën për formim të institucioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur rezultati preliminar e nxori Vetëvendosjen parti të parë, por me veç 42.91 për qind të votave, Albin Kurti, u shpreh i hapur për bashkëpunim me opozitën, meqenëse me 48 ulëse, vet, nuk mund ta bënte as formimin e qeverisë e hiç më pak, zgjedhjen e Presidentit.

Në natën e 7 qershorit, kur po festonin, Kurti hapi të gjitha rrugët e bashkëpunimit.

“Natyrisht, në javët në vijim, do komunikojmë e do ti takojmë, e do bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Albin Kurti, kryeministër në detyrë.

Por, që nga kjo deklaratë, rezultatet ndryshuan ndjeshëm, sidomos pas numërimit të votave të diasporës, të cilat Vetëvendosjes ia shtuan hiç më pak se 5 deputetë, duke e çuar në 53 gjithsej, numër i cili, bashkë me minoritetet joserbe, ia krijon shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, për formimin e qeverisë.

Andaj, bashkë me rezultatin, ndryshoi edhe qëndrimi i Kurtit, për bashkëpunim me opozitën, duke u kufizuar tash veç te çështja e Presidentit.

“Por, natyrisht ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese”, ak theksuar ai.

Marrë për bazë rezultatin zgjedhor, gati final, vlerësohet që vota e diasporës doli të jetë vendimtare, për t’ia mundësuar Vetëvendosjes që të mos bëjë koalicion, që do shërbente për Qeverinë dhe Presidentin.

“Diaspora vërtetë, ashtu siç pritej, e ndikoi shumë rezultatin e përgjithshëm, duke i hapur rrugë Kurtit, që ta rrisë “pazarin” për çështjen e Presidentit. Sepse, po të kishte vota më pak, do detyrohej mbase, që ta arrinte një koalicion për qeverinë, që do shërbente edhe për Presidentin”, ka deklaruar Basri Muja, profesor i lëndëve politike.

Kështu, me veç postin e Presidentit në “lojë”, vlerësohet që rriten gjasat për një proces të ri zgjedhor, pak muaj më vonë.

“Duke u bazuar në gjuhën e politikanëve dhe polarizimin, besoj de do jetë e vështirë te gjendet zgjidhje për presidentin, prandaj vendi mund të shkojë në zgjedhje”, ka theksuar Blerim Canaj, njohës i çështjeve politike.

Kur janë numëruar gati 100% të votave, Vetëvendosje i ka siguruar 53 mandate, PDK 22, LDK 18 dhe Aleanca 7.

JU REKOMANDOJMË

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
20/06/2026 - 10:17

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar se sot çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.40 euro...

Më shumëDetails

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
20/06/2026 - 10:00

Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të premten janë hasur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës. Policia ka dhënë detaje në...

Më shumëDetails

‘Urgjent, të mos përdoret ky produkt’ Zemaj ‘alarmon’, publikon bisedën e punëtorëve shëndetësorë

‘Urgjent, të mos përdoret ky produkt’ Zemaj ‘alarmon’, publikon bisedën e punëtorëve shëndetësorë
20/06/2026 - 09:48

Deputeti i zgjedhur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ngritur alarmin lidhur me një produkt që përdoret në shërbimin publik shëndetësor. Zemaj ka bashkëngjitur në postimin e...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Zveçan

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
20/06/2026 - 09:12

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Luginën e Diellit të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas policisë,...

Më shumëDetails

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan
20/06/2026 - 09:03

Kosova po dërgon sinjale negative ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke mos iu bashkuar projekteve rajonale për gazin e lëngshëm natyror (LNG), ka vlerësuar drejtori ekzekutiv...

Më shumëDetails

Si u zbulua kri’mi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit

Si u zbulua kri’mi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit
20/06/2026 - 08:29

Pika më e lartë e është fshatit Cërrujë vendi ku Armand Shakaj finalizoi planin e tij kriminal, te zhdukjes së trupit të mikut të tij, Eglant Koçi. Pasi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë