Ndeshja e shumëpritur mes Francës dhe Irakut në Kupën e Botës 2026 është vënë seriozisht në pikëpyetje për shkak të kushteve të rënda atmosferike që pritet të godasin qytetin e Filadelfias.
Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhi të fuqishme pritet të përfshijnë zonën nga ora 14:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale në SHBA, ndërsa sfida Francë–Irak është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Raportohet se moti mund të sjellë bubullima të forta, erëra shkatërruese, rrufe intensive, reshje të dendura shiu dhe madje ekziston edhe rreziku për tornado të izoluara.
Për shkak të protokolleve të sigurisë së FIFA-s, çdo aktivitet me rrufe në afërsi të stadiumit mund të shkaktojë ndërprerje ose shtyrje të ndeshjes, duke bërë që dueli të përfundojë shumë vonë gjatë natës, madje edhe në orët e para të mëngjesit./Indeksonline/













